Kampet e refugjatëve, paralajmërimi i frikshëm i Kokëdhimës: Do kryqëzohen me racën tonë, duan të na lënë pa atdhe

Publikuar tek: barometri, më 08:11 23-06-2018 Kampet e refugjatëve, paralajmërimi i frikshëm i Kokëdhimës: Do kryqëzohen me racën tonë, duan të na lënë pa atdhe

Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima thotë se qeveria shqiptare ka plan sekret për pranimin e qindra-mijëra refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

 

Kokëdhima shpreh shqetësimin se prania e një numri të lartë të këtyre refugjatëve në vendin tonë është rrezik për racën, pasi ata mund të martohen me djem e vajza shqiptare.

Duke sulmuar qeverinë Rama, Kokëdhima shton se “këta duan të na lënë pa atdhe” dhe bën thirrje që të reagojnë të gjithë qytetarët.

Pjesë nga fjala e Kokëdhimës në studion e “News24”:

Shqipëria do të kthehet në një kamp me tela me gjemba. As Shengen nuk do të kemi. Çfarë po bën ky po e kthen Shqipërinë në një kamp. Nuk janë një e dy, janë me qindra-mijëra. Ata nuk ikin më prej këtej. Çfarë do bëjnë këta njerëz, do kryqëzohen me racën tonë, do martohen me djemtë dhe vajzat tona. Do bëjnë ato marrëzira që bëjnë edhe në vendet e tjera.

I bëj apel të gjithë Shqiptarëve, të ngrenë zërin sa nuk është vonë. Ne nuk jemi këtu për mëshirën e këtij kryeministri. As në mëshirën e atyre politikanve të Europës që mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan. Këta duan të na lënë pa atdhe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028439998626709
array(1) { ["section"]=> string(118) "kampet-e-refugjateve-paralajmerimi-i-frikshem-i-kokedhimes-do-kryqezohen-me-racen-tone-duan-te-na-lene-pa-atdhe-125421" }