Kampionati i Atletikës, Shqipëria dhe Kosova me nga një medalje

Publikuar tek: sport, më 20:56 22-07-2018 Kampionati i Atletikës, Shqipëria dhe Kosova me nga një medalje Momente nga gara

Shqipëria dhe Kosova kanë mundur të lënë gjurmë në këtë eveniment të rëndësishëm, duke fituar secila nga një medalje të bronztë. Shqipërinë e ka nderuar, David Nikolli i cili doli i dyti në renditje në disiplinën 5000 metra, duke arritur kohën 14.32.22.

Ndërsa përfaqësuesja e atletikës së Rumanisë ia ka dalë të shpallet ndër më të mirat në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që u zhvillua në Stara Zagora në Bullgari.  

Kjo përfaqësuese ka mundur të "rrëmbëje" 23 medalje në total, 9 të arta, 8 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Pas Rumanisë është renditur Greqia në vendin e dytë, me 22 medalje në total. 8 të arta, 9 të argjendta dhe 5 të bronzta. Në vendin e tretë është renditur Serbia me 12 medalje të fituara në total. 8 të arta, 2 të argjenta dhe 2 të bronzta.

Kosovës ia ka dhuruar medaljen Musa Hajdar i cili është renditur i dyti në disiplinën 800 metra duke e mbyllur me kohën 48 sekonda e 29 të qindtat. Kujtojmë që në këtë eveniment kanë marrë pjesë 600 atletë nga 19 shtete të ndryshme.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prova e parë për Ilir Dajën, Flamurtari gati të tregojë forcën përballë Prishtinës
»
Article Logic
Execution time: 0.030756950378418
array(1) { ["section"]=> string(69) "kampionati-i-atletikes-shqiperia-dhe-kosova-me-nga-nje-medalje-128767" }