Kampioni i Botës kandidat për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare

Publikuar tek: sport, më 21:46 22-06-2017 Kampioni i Botës kandidat për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare

Mesa duket në Federatën Shqiptare të Futbollit është marrë vendimi, pasuesi i De Biasit në krye të kombëtares do të jetë një emër i njohur në arenën ndërkombëtare, qoftë ky trajner me eskperiencë ose jo.

Pas Filipo Inzagit me të cilin FSHF-ja është futur në negociata, emri i radhës që ka dalë në skenë është ai i ish-futbollistit legjendar brazilian, Roberto Karlos. Lajmi bëhet i ditur nga portali i njohur italian “Tuttomercatoëeb”.

Situata e Roberto Karlosit megjithatë është disi e komplikuar, pasi para disa ditësh ai ka gjetur akordin për t’u bërë trajneri i një skuadre të re në Australi, Sauth Melburn. Kjo skuadër pret vetëm licencën nga Federata Australiane e Futbollit për të luajtur në kategorinë elitare Liga A.

Më herët, Roberto Karlos ka drejtuar skuadrat e Anzhit, Sivasporit, dhe së fundmi në sezonin 2015-2016 indianët e Delhi Dinamos, mbetet për t’u parë nëse ai do të ulet në stolin e kombëtares shqiptare. Nëse vërtet ndodh, do të ishte hera e parë që stolin e kuq e zinjve ulej një trajner nga Amerika Latine. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollisti shqiptar propozon për martesë, ajo çfarë i thotë do mahniste çdo grua (FOTO)
EKSKLUZIVE/ Ruud Gullit alternativa e parë për stolin e Kombëtares, FSHF pret përgjigje nga legjenda e Holandës dhe më pas vendos për Inzaghin »
Article Logic
Execution time: 0.0041790008544922
array(1) { ["section"]=> string(77) "kampioni-i-botes-kandidat-per-te-marre-drejtimin-e-kombetares-shqiptare-83483" }