Kampioni i Europës në peshëngritje shpallet ‘Qytetar Nderi’ në Cërrik

Publikuar tek: sport, më 13:28 04-10-2018 Kampioni i Europës në peshëngritje shpallet ‘Qytetar Nderi’ në Cërrik

Peshëngritësi, Briken Calja, shpallet 'Qytetar Nderi' i Cërrikut.

Çmimi iu akordua në një ceremoni në ambientet e Bashkisë nga kryebashkiaku Altin Toska.

“Brikeni ka përfaqësuar jo vetëm bashkinë Cërrik por gjithë kombin shqiptar. Ftoj të gjithë klasën politike të mbështesin sportin e peshëngritjes, të mbështesin Brikenin sepse në një kohë që prodhojmë vetëm emigrantë ilegalë është Brikeni që shkon dhe na merr medalje ari dhe na i sjell në Shqipëri. Këshilli bashkiak në mënyrë simbolike i jep edhe një çmim prej 100 mijë lekë të reja”, është shprehur kryebashkiaku.

Në mars të këtij viti, shtangisti Briken Calja u shpall kampioni më i ri i Europës në peshëngritje, pasi shkëlqyeu në turneun e Bukureshtit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas përdhunimit vijnë të tjera telashe, vjehrri i Ronaldos trafikant droge
I premtoi ndeshje të sigurta, zbulohet si ish-presidentja e Kastriotit mori 10 mijë euro »
Article Logic
Execution time: 0.017000913619995
array(1) { ["section"]=> string(74) "kampioni-i-europes-ne-peshengritje-shpallet-qytetar-nderi-ne-cerrik-136627" }