Kandidatët e Drejtësisë e shokuan me përgjigjet e tyre, flet për herë të parë profesor Përparim Kabo: Ja kush ishte qëllimi im

Publikuar tek: aktualitet, më 09:58 23-09-2017 Kandidatët e Drejtësisë e shokuan me përgjigjet e tyre, flet për herë të parë profesor Përparim Kabo: Ja kush ishte qëllimi im

Flet për herë të parë profesor Përparim Kabo i cili mori në pyetje kandidatët për organet e reja të drejtësisë, KLGJ E KLP.

Kabo thotë se qëllimi i tij ishte të shikonte nivelin kulturor të kandidatëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Të nderuar miq të njohur dhe të panjohur…qëllimi im ishte të shikoja nivelin kulturor të kandidatëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ekspertiza e tyre profesionale ishte vlerësuar nga institucionet e arsimit të lartë. Në këto kushte unë provova thjesht atë që quhet kujtesë institucionale dhe kulturë e gjërë intelektuale. Nga 11 vetëm 3 për mua ishin të shkëlqyer.Tani që shohim se kë do zgjedhin deputetët, këta të tre apo restin…Unë fola sepse nuk e dua atdheun tim si edhe Ju miq, me heshtjen. Kultura e lart nuk të lejon të biesh në banalitet, kultura e munguar të përqafon me vesin dhe banalitetin ordiner. Ju faleminderit . Atdheu mbi gjithçka”, përmbyll profesor Kabo.

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja në Dibër, policia zbardh gjithçka dhe arreston 2 autorët (EMRAT)
Bllokohen 16 makina luksoze, 1 e blinduar, në pranga dy fierakët (EMRAT-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0040490627288818
array(1) { ["section"]=> string(130) "kandidatet-e-drejtesise-e-shokuan-me-pergjigjet-e-tyre-flet-per-here-te-pare-profesor-perparim-kabo-ja-kush-ishte-qellimi-im-93380" }