Kandidatët e inkriminuar, ambasadori Gaiani: Politika ka ende për të bërë

Publikuar tek: politike, më 08:44 04-06-2015 Kandidatët e inkriminuar, ambasadori Gaiani: Politika ka ende për të bërë

Ambasadori i italisë në Shqipëri Massimo Gaiani ka kometur  fushatën elektorale të 21 qershorit. Në një intervistë për “Ora News” Gaiani ka folur me optimizëm për cilësinë e kandidatëve që partitë politike kanë ofruar në këto zgjdhje. Sipas tij ka një rritje të ndjeshme mbi kualitetin e kadidatëve.

“Kemi parë përmirësim të ndjeshëm mbi kualitetin e kandidatëve. Është bërë një hap në drejtimin e duhur në lidhje me këtë çështje. Ka ende për të  bërë, por besoj se partitë  janë të vendosura të  vijojnë” , është shprehur ambasadori.

Ndërkombëtarët kanë insistuar vazhdimisht në procesin e dekriminalizimit dhe  lënien jashtë politikës të personave me precedent krimialë . Deri më tani partia demokratike ka tërhequr  ga gara kandidatin e Kurbinit Altin Biba dhe kandidatin e Këlcyrës Gentian Muahmeti. Megjithatë, kandidati Biba është rikthyer sërish në garë nga KQZ-ja dhe po KQZ-ja ka marrë sërish  në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike  për tërheqjen nga gara të kandidatit Muhameti, për të cilin do të kryhen verifkime. Vendimi  nga ana e Partisë Demokratike ka ardhur pas konstatimit se Gentian Muhameti ishte person me të shkuar kriminale pasi ishte dënuar nga gjykatat në Itali për prostitucion, në vitet 1997.

Duke folur për klimin e fushatës elektorale ambasadori Gaiani është shprehur se  fushata po vijon normalisht me një klimë të favorshme dhe shtoi se, “jemi besimplotë se populli dhe forcat politike do dinë të sillen me maturi”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Largimi nuk është zgjidhje, të rinjtë e Beratit duhet ta krijojnë jetën në këtë qytet
PD hedh poshtë sondazhin e "IPR". Reagon Ora News: Na intereson procesi jo rezultati »
Article Logic
Execution time: 0.024017810821533
array(1) { ["section"]=> string(77) "kandidatet-e-inkriminuar-ambasadori-gaiani-politika-ka-ende-per-te-bere-12645" }