Kandidatët e pavarur Guri dhe Tafaj bëhen bashkë ditën e zgjedhjeve, denoncojnë Ora News në News 24

Publikuar tek: politike, më 14:57 21-06-2015 Kandidatët e pavarur Guri dhe Tafaj bëhen bashkë ditën e zgjedhjeve, denoncojnë Ora News në News 24

Kandidatët e pavarur Sazan Guri dhe Arben Tafaj janë bërë bashkë ditën e zgjedhjeve për të dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Tiranës. Guri dhe Tafaj u kanë bërë thirrje banorëve të bashkisë së Tiranës të shkojnë të votojnë dhe mos ta lenë votën e tyre për në momentin e fundit për të shmangur kështu shtyrjen e orarit për mbylljen e qendrave të votimit.

Por teksa News 24 po i falenderonte për mesazhin Guri ndërhyri. “Prit se nuk kemi dalë vetëm për këtë”, u tha Guri spikerve.

Kandidatët e pavarur gjetin rastin për t’u ankuar për kolegët e tyre të Ora News duke i akuzuar këta të fundit në ditën e zgjedhjeve për sondazhet parazgjedhore që nxirrnin Veliajn si fitues për Tiranën.

“Po ne nuk kemi këtë hall kemi ardhur për një denoncim në këto momente Ora News ka tre ditë në një fushatë të pabarabartë kanë dashur me hir e me pahir të nxjerrin Veliaj të parin. Kjo është shumë e dhimbshme është një pabarazi është një çmenduri, sondazhe alla Ora News”, tha kandidtai i pavarur.

Në çast spikerja e News 24 ndërhyri duke i kujtuar se nuk mund të merren me kolegët e tyre pasi secila media e di vetë se si funksionon.

“Nëse ju nuk e quani lajm këtë shkelje të demokracisë , normave dhe standarteve të kodit zgjedhor...’, tha Guri i mbështetur edhe nga Tafaj i cili përsëriti disa herë se ishte dakort me sa po thoshte Guri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ilir Meta mesazh të personalizuar simpatizantëve në celular: Votoni Erion Veliajn
Incident në Vorë, Luan Rama: Me Patozin ndërhymë për të normalizuar situatën »
Article Logic
Execution time: 0.039644002914429
array(1) { ["section"]=> string(104) "kandidatet-e-pavarur-guri-dhe-tafaj-behen-bashke-diten-e-zgjedhjeve-denoncojne-ora-news-ne-news-24-14228" }