Kandidati Albert Çaçi me fermerët: Një ndërmarrje vetëm për problemet e Bujqësisë

Publikuar tek: politike, më 13:55 08-06-2015 Kandidati Albert Çaçi me fermerët: Një ndërmarrje vetëm për problemet e Bujqësisë

Kandidati për kryetar të Bashkisë Fier, Albert Çaçi, zhvilloi një takim me fermerët e fshattit Havaleas në Fier me të cilët diskutoi problemet me të cilat përballet çdo ditë sektori i Bujqësisë. Pasi dëgjoi ankesat e banorëve për mungesën e ujit për vaditje, premtimin e pambajtur të qeverisë për subvencionimin e naftës, kandidati Çaci premtoi se do të krijonte në strukturën e bashkisë së re një ndërmarrje të veçantë që do të merrej vetëm me problemet e Bujqësisë.

Fermët kanë treguar gjendjen e vështirë me të cilën përballen përditë, çmimi i lartë i karburantëve dhe mungesa e ujit për vaditje.  “Qeveria që erdhi në pushtet tha që do subvencionohemi, por s’kemi marrë asgjë”, tha një fermer.

Banorët thanë se me këto kushte të vështira e kanë gati të pamundur që të nxjerrin prodhimet e tyre në treg dhe se mungojnë politikat lehtësuese nga ana e qeverisë.

Kandidati Çaçi u ndal tek projekti i tij për ndërtimin e një ndërmarrje të posaçme në bashkinë e re dhe u shpjegoi fermërëve programin e tij për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë.

“Kjo ndërmarrje do të merret vetëm me problemet e bujqësisë, do të punojë vetëm për sistemimin dhe pastrimin e kanaleve të gjithë zonës rurale që do të përfshijë Bashkia. Ndërmarrja do të punojë 24 orë në ditë për këtë gjë dhe ky është ai premtim që unë e bëj sot dhe do tu dal juve nersër përballë”, tha ndër të tjera kandidati Çaçi.

Ai u kërkoi fermërëve që të bënin një pyetje të thjeshtë vetes para se të votonin; a janë më mirë se ishin dy vjet më parë? “Nëse nuk jeni më mirë atëherë tregohuni  të zgjuar dhe zgjidhni alternativën që është më pranë tyre dhe mos u gënjeni nga premtime boshe”, tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Herë Spiropali, e herë Majko... Festë e madhe e së majtës me red-bull e birra në pishinë (Foto-galeri)
Basha takon ambasadorin Donald Lu: Mazhoranca mungesë vullneti për dekriminalizimin »
Article Logic
Execution time: 0.022652864456177
array(1) { ["section"]=> string(86) "kandidati-albert-caci-me-fermeret-nje-ndermarrje-vetem-per-problemet-e-bujqesise-12995" }