Kandidati Bojaxhi: Në Komunën e Parisit, këmbësorët janë të rrezikuar

Publikuar tek: politike, më 17:23 30-05-2015 Kandidati Bojaxhi: Në Komunën e Parisit, këmbësorët janë të rrezikuar Kandidati i Pavarur Gjergj Bojaxhi

Kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi, mendon se Komuna e Parisit do të qe më mirë të quhej komuna e kaosit për shkak të shkatërrimit që sipas tij, i ëhstë bërë kësaj zone duke shtuar se të jesh këmbësor në këtë zonë është rrezik.

“Komuna e Parisit mund të quhet më mirë komuna e kaosit. Shkatërrimi urban i kësaj zone është rezultati i korrupsionit dhe klientelizimit. Nga një fushë me fidanishte ajo është shndërruar sot në fushë betoni. Të jesh këmbësor, veçanërisht fëmijë apo i moshuar në këtë zonë do të thotë të jesh i rrezikuar çdo çast”, shprehet kandidati i pavarur duke dhënë edhe zgjidhjen sipas tij të kësaj problematike.

“Si pothuajse i gjithë qyteti, kjo zonë ka nevojë të rizhvillohet në favor të këmbësorëve. Çlirimi i trotuareve; zgjerimi i tyre përmes shpronësimit; kufizimi i parkimeve në rrugë; përmirësimi i rrugëve dytësore; zgjidhja e problemit të transportit publik janë disa nga ndërhyrjet që do t’i japin frymëmarje kësaj zone”.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma publikon spotin elektoral: E dua Durrësin, do ta mbroj
Meta: PD është në drejtim të paditur, do konflikt politik por mjafton e enjtja në Parlament »
Article Logic
Execution time: 0.025134086608887
array(1) { ["section"]=> string(73) "kandidati-bojaxhi-ne-komunen-e-parisit-kembesoret-jane-te-rrezikuar-12301" }