Kandidati i pavarur për Vlorën, Bedinaj: Shqipërinë mund ta bëjmë, por larg politikës

Publikuar tek: politike, më 14:06 16-04-2015 Kandidati i pavarur për Vlorën, Bedinaj: Shqipërinë mund ta bëjmë, por larg politikës Vasil Bedinaj

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës Vasil Bedinaj thotë se nuk është largimi nga Shqipëria zgjidhje për vështirësitë ekonomike. Në një status në profilin e tij ai shpreh shqetësimin për shqiptarët e larguar drejt Evropës, duke thënë se i duhet hapur dera investitorëve privatë që të krijojnë vende pune. Për Bedinajn, vendi mund të bëhet larg politikës.

“Gjithçka më kthen në kujtesë largimin tim nga Shqipëria në vitet e fundit të komunizmit ku regjimi në tentativën time të parë për t’u arratisur më plagosi dhe më vrau shokun që më shoqëronte në këtë arrati .Por dëshira për t’u larguar për një të ardhme më të mirë më shtyhu që i plagosur të arratisesha përsëri duke arritur t’ia dilja dhe të largohesha nga Shqipëria.Të njëjtën vendosmëri po shikoj te këta të rinj, por tashmë pas 25 vjetësh nuk është zgjidhja largimi.”, shkruan Bedinaj.

Sipas tij dy krahët politike heshtin për eksodin masiv, në kohën që duhet t’I hapnin dyert investitorëve.

“Janë të shumtë investitorët e huaj që kërkojnë të trasferojnë bizneset e tyre në vëndin tonë për shkak të taksave mbytëse në vëndet e tyre por në shumë raste nuk kanë arritur dot të gjejnë dotë një derë të hapur për të arritur të bashkëpunojnë.Rritja investimeve të huaja në qytetin tonë do të thotë më shumë vende pune. Nga politika kemi parë në këto vite vetëm fjalë boshe ku pasi kanë marrë atë që kanë dashur politikanët nuk kanë denjuar të hapin as telefonin. Nuk është kjo zgjidhja. Zgjidhja është të përveshim mëngët të punojmë për këtë qytet në të cilin mund të krijohen shumë vënde pune dhe askush mos të ketë më nevojë te emigrojë, askush mos të zgjohet me stress për mungesën e një vëndi pune.”, thekson më tej kandidati.

Për të dy krahët e politikës nuk tregojnë krenari kur reagojnë për ikjet masive të shqiptarëve.

“Pse të dy krahet politikë po heshtin për këtë eksod masiv duke mos paraqitur asnjë zgjidhje konkrete por vetëm me krenari japin shifra qytetarësh të bllokuar nëpër kufij ndërsa opozita rri e bën sehir.Jo të nderuar politikanë, nuk është krenari të nxirni shifra te kthyerish. Krenari është të siguroni vënde pune dhe t’u siguroni të ardhmen fëmijëve të tyre.Vëllezër dhe motra ,së bashku do t’ia dalim ta ndërtojmë të ardhmen këtu, ajo që duhet është vetëm të kemi më shumë besim se këtë vend mund ta bëjmë së bashku larg politikës !”, përfundon Bedinaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Misioni i ODIHR, Meta: Mirëpresim vëzhguesit ndërkombëtarë
Bushati ftohet në konferencën e Organizatës Islamike, vjet Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen »
Article Logic
Execution time: 0.024339914321899
array(1) { ["section"]=> string(87) "kandidati-i-pavarur-per-vloren-bedinaj-shqiperine-mund-ta-bejme-por-larg-politikes-8894" }