Kandidati i PD Hila pas sulmit me armë ndaj vëllait: Nuk është marrë asnjë masë

Publikuar tek: politike, më 17:53 23-05-2015 Kandidati i PD Hila pas sulmit me armë ndaj vëllait: Nuk është marrë asnjë masë

Zef Hila, kandidati i djathtë për Bashkinë e Vaut të Dejës ka shprehur keqardhje për mos marrjen e masave sipas tij, nga ana e Policisë së Shtetit dhe ministrisë së Brendshme për sulmin me armë të policit ndaj vëllait të tij.

“Edhe pse unë e kam denoncuar për javë të tëra dhunën dhe terrorin policor, nuk është marrë asnjë masë deri mbrëmë kur u qëllua në drejtim të vëllait tim. Ky akt i rëndë dhe i paprecedent, kur një punonjës me uniformë policie përdor armën kundër vëllait të një kandidati, është rezultat i drejtpërdrejtë i qëllimit dhe misionit që i është ngarkuar policisë nga kjo qeveri”, thotë Zef Hila.

Ai i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme ,  Policisë së Shtetit dhe kryeministrit  “të tërheqë nga Vau i Dejës banditët e veshur me uniforma policie dhe të mos provokojë qytetarët”, duke shtuar se shqiptarët e kanë larguar frikën 24 vjet më parë, sot dhuna dhe terrori tregojnë vetëm dëshpërim dhe mjerimin e atyre që e urdhërojnë”.

Nga ana e saj Ministria e Brendshme ka njoftuar se punonjësi i i policisë tashmë është nën hetim për sulmin me armë ndaj vëllait të kandidatit

.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova antarësohet në Asamblenë Parlametare, SEECP
PDIU çel fushatën, Veliaj: Krenar dhe i nderuar që kemi një nënkryetar si Shpëtim Idrizi »
Article Logic
Execution time: 0.26975893974304
array(1) { ["section"]=> string(84) "kandidati-i-pd-hila-pas-sulmit-me-arme-ndaj-vellait-nuk-eshte-marre-asnje-mase-11811" }