Kandidati i PD në Krujë kërkon lejen e Fugës, do të përfshijë idetë e tij në program

Publikuar tek: politike, më 13:58 03-06-2015 Kandidati i PD në Krujë kërkon lejen e Fugës, do të përfshijë idetë e tij në program

Kur  kandidatët për bashki nuk e kanë një projekt të ideuar prej tyre në këto prag zgjedhjesh vendore, ndonjëherë bëhen aq modest sa janë të hapur ndaj çdo ideje të vlefshme që mund t’i shëbejë për ndërtimin e programit. Megjithëse kandidati i PD-së për Krujën, Hamdi Pasha, më shumë se sa modest është treguar  realist kur ka kërkuar lejen e profesor Artan Fugës për përfshirjen e ideve të tij në programin për bashkinë, sepse modesti në këtë rast i bie të jetë profesori i cili i shpërndan idetë e tij fales dhe për të gjithë.

“I nderuar profesor Fuga!

Unë jam Hamdi Pasha, kandidati i Partisë Demokratike, për Bashkinë Krujë. Në radhë të parë të falenderoj për vizionin tuaj për Bashkine Kruje. Ju bëj me dije, se stafi im po analizon dhe po mer idete tuaja, për t'i përfshirë ato në programin tonë, me lejen tuaj sigurisht.
T'ju them të drejtën ajo ç'ka ju keni shkruar me tërhoqi dhe e lexova me një frymë, sepse ne bashkohemi në disa pika që unë i kam trajtuar edhe në faqen time Hamdi Pasha për Krujën, si edhe nëgrupin e diskutimeve Sofra Krutane.
Shume faleminderit dhe punëe të mbarë” i shkruan kandidati Fugës i cili e ka ndarë këtë mesazh edhe miqtë e faqes së tij.

Në fakt, profesori ka një libër që titullohet “Rënia e qytetit” dhe në këtë prag zgjedhjesh lokale ai libër do t’u hynte shumë në punë kandidatëve tanë, në mos për realizimin e projekteve, për krijimin e ideve mbi projektin, të paktën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dogjani për Veliajn: Papagalli i Ramës vetëm flet por nuk punon
PSD në Elbasan: Partitë s’kuptohen janë të majta apo të djathta, lëvizin sipas pazarit të rradhës »
Article Logic
Execution time: 0.031584024429321
array(1) { ["section"]=> string(89) "kandidati-i-pd-ne-kruje-kerkon-lejen-e-fuges-do-te-perfshije-idete-e-tij-ne-program-12591" }