Kandidati i PD-së i dënuar për prostitucion? Muhameti: Kam kartelë të pastër

Publikuar tek: politike, më 07:24 02-06-2015 Kandidati i PD-së i dënuar për prostitucion? Muhameti: Kam kartelë të pastër

Gentian Muhameti, kandidati i Partisë Demokratike në Këlcyrë ka qenë i dënuar për prostitucion. Burime për gazetën “Panorama” , kanë pohuar se  Gentian Muhameti akuzohet për përfshirje në trafik prostitucioni në vitin  1997, ku është ndaluar dhe më pas është dënuar në Itali.

Me sa duket kjo ka qenë arsyeja që Partia Demokratike në kudër të procesit të dekriminalizimit tërhoqi nga  gara  vetëm 20 ditë pra zgjedhjeve  kandidatin Muhameti dhe ka ofruar mbështetjen e saj për kandidatin e pavarur, Bujar Fezga.

Vendimi i Partisë Demokratike, u përshëndet dhe u cilësua si i guximshëm edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Megjithatë në një reagim për mediat, Muhameti është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara, pasi pretendon se përjashtimi i tij  ka ardhur si pasojë e klaneve në PD dhe se figura e tij është e pastër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dako: Palmat janë traditë e Durrësit, asnjë shesh në botë nuk ka pemë
Rama: Qyteti Studenti është kthyer në grumbull fjetoresh të degraduara, do e transformojmë »
Article Logic
Execution time: 0.016322135925293
array(1) { ["section"]=> string(80) "kandidati-i-pd-se-i-denuar-per-prostitucion-muhameti-kam-kartele-te-paster-12443" }