Kandidati i PD-së Kosova në takim me studentët: Shqetësimi kryesor janë tarifat e larta

Publikuar tek: politike, më 18:29 22-04-2015 Kandidati i PD-së Kosova në takim me studentët: Shqetësimi kryesor janë tarifat e larta

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova takoi pasditen e sotme studentët e universiteteve publike dhe private në Tiranë.

Qëllimi i bashkëbisedimit të tyre ishte shprehja e shqetësimeve kryesore rreth arsimit nga ana e studentëve. Studentët u shprehën se shqetësimet e tyre për arsimin e lartë janë  tarifat e larta dhe reforma e re e arsimit.

“Si studentë dhe përfaqësues të të studentëve të Tiranës ne parashtruam disa problematika dhe më kryesorja është reforma e arsimit që po bëhet në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo reformë, që po bëhet në arsim sjell shumë pakënaqësi për ne si studentë, dhe disa nga këto pakënaqësi janë rritja e tarifave që siç e dimë janë rritur rreth 35%.  Kjo bën që shumë studentëve t’u pritet ëndrra universitare që është dhe qëllimi ynë kryesor.

Për të përmirësuar këtë situate, qëllimi ynë kryesor është që tarifa të mos barazohet mes  unversitetit publik  me atë privat. Dhe përballimi i kësaj tarife të mos bëhet nga familjarët , prindërit e studentëve , por  të bëhet nga shteti. Kjo është  kërkesa jonë kryesore”, shprehet një nga studentet në takimin me kandidatin Kosova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani në Turqi për 100 vjetorin e “Gallipolit”
Sondazhi: Kandidatët e PD-së kryesojnë në Bashkitë kryesore »
Article Logic
Execution time: 0.023543834686279
array(1) { ["section"]=> string(91) "kandidati-i-pd-se-kosova-ne-takim-me-studentet-shqetesimi-kryesor-jane-tarifat-e-larta-9451" }