Kandidati i PSD-së rrezikon çregjistrimin, 20 familjarë tërheqin firmën

Publikuar tek: politike, më 17:54 14-05-2015 Kandidati i PSD-së rrezikon çregjistrimin, 20 familjarë tërheqin firmën

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka pasur një debat lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për ç’rregjistrimin e kandidatit të Partisë Social Demokrate për Bashkinë e Malësisë së Madhe.

PS pretendon se, 20 familjarë të kandidatit me akt noterial mohojnë të kenë dhënë firmën për kandidimin e tij.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike pretendon se, familjarët e kandidatit janë nën presion pasi punojnë në administratën shtetërore. Sipas PD, ata janë detyruar të mohojnë firmën e tyre.

Vetë kandidati, Ardian Hysa u shpreh gjatë diskutimeve në KQZ se, ka filmuar momentin e firmosjes nga ana e familjarëve të tij. Hysa u rregjistrua brenda afatit ligjor (8 maj), por tashmë rrezikon ç’rregjistrimin për shkak të parregullsive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emigranti vë në siklet Ramën në Paskuqan
Veliaj: Për kompanitë e kontraktuara nga bashkia, vendos komuniteti »
Article Logic
Execution time: 0.023593902587891
array(1) { ["section"]=> string(76) "kandidati-i-psd-se-rrezikon-cregjistrimin-20-familjare-terheqin-firmen-11184" }