Kandidati i Vlorës, Genc Deromemaj zbulon për 1 Qershor shtatzaninë e bashkëshortes

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:45 01-06-2015 Kandidati i Vlorës, Genc Deromemaj zbulon për 1 Qershor shtatzaninë e bashkëshortes Deromemaj, bashkëshortja dhe djali i tyre

Kandidati i djathtë për Bashkinë e Vlorës Genc Deromemaj, ka zbuluar sot më 1 Qershor për ndjekësit e tij se ai dhe bashkëshortja presin ardhjen në jetë të një djali.

Pas Jonit, familjes Deromemaj do t’i shtohet një tjetër anëtar. Ja se si ka ndarë lajmin e gëzueshëm kandidati i djthtë i cili ka bërë edhe një urim për të gjithë fëmijët.

“Sot është 1 Qershori, Dita e Fëmijëve. E fëmijëve si Joni, im bir 5 vjeçar, i cili pret, bashkë me mua dhe Nilën, një vëlla që do vijë në jetë një javë pas zgjedhjeve të 21 Qershorit. I uroj Jonit dhe të gjithë fëmijëve: Gëzuar festën! Nuk ka pasuri më të madhe dhe dëshmi të triumfit të jetës e të së mirës se fëmija. Gjithçka për dashurinë dhe ëndrrat e tyre”, shkruan Deromemaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029154062271118
array(1) { ["section"]=> string(88) "kandidati-i-vlores-genc-deromemaj-zbulon-per-1-qershor-shtatzanine-e-bashkeshortes-12408" }