Kandidati në Kavajë kërkon nuse për simpatizantin, njoftimin e shpërndan në Facebook

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:31 05-06-2015 Kandidati në Kavajë kërkon nuse për simpatizantin, njoftimin e shpërndan në Facebook

Kandidati i PDIU për këshillin bashkiak në Kavajë  Sulejman Rustemi, e ka kuptuar se të bësh fushatë nuk do të thotë vetëm të dëgjosh hallet e elektoratit por të marrësh masa për zgjidhjen e tyre.

Kështu kandidati i PDIU është angazhuar të martojë një simpatizant i cili mesa duket hall të madh ka gjetjen e një nuseje. Sulejman Rustemi jo vetëm që ka folur me simpatizantin, por i ka hyrë seriozisht çështjes duke e shpërndarë në facebook lajmërimin “ Kërkohet nuse për Dëfrimin”.

“Dëfrim Çatri aktivisti i palodhur i PDIU Vorrazenj. I lindur në 1978 me vile 1 katshe shumë shpejt katin e 2-të çun i vetëm. 135 cm i gjatë. Miq edhe shokë kudo që jeni dhe punoni kërkojmë një nuse për Dëfrimin. Kush ka njohuri për ndonjë rast pozitiv le të kontaktojë me mua në inbox.”, shkruan kandidati i PDIU duke mos nguruar të bëjë edhe ndërmjetësin për t’i gjetur nuse simpatizantit të tij.

Nuse, që me gjasë do të përkthehet edhe në votë për kandidatin se tani...një falenderim e do ai.

Postimi i kandidatit të PDIU për këshillin bashkiak të Kavajës

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022077083587646
array(1) { ["section"]=> string(89) "kandidati-ne-kavaje-kerkon-nuse-per-simpatizantin-njoftimin-e-shperndan-ne-facebook-12781" }