Kandidati proeuropian fiton zgjedhjet presidenciale në Austri

Publikuar tek: bota, më 19:33 23-05-2016 Kandidati proeuropian fiton zgjedhjet presidenciale në Austri

Ish-lideri i të gjelbërve, njëkohësisht kandidati i pavarur, Alexander Van der Bellen fitoi sot zgjedhjet presidenciale në Austri me 50,3 për qind të votave, njoftoi agjencia zyrtare austriake e lajmeve, APA.

Van der Bellen bëri fushatë për një qëndrim më proevropian të vendi të tij, ndërkohë që kundërshtari i tij kryesor, Hofer e mbështeti fushatën e tij kundër azilkërkuesve.

Avantazhi i Van der Bellenit ishte me 31 026 vota.

Ndërkohë, ultranacionalisti Norbert Hofer pranoi humbjen e zgjedhjeve presidenciale austriake, ndërkohë që pritej konfirmimi zyrtar i fitoresë së të gjelbrit Van der Bellen.

”Do të më pëlqente që të kujdesesha për këtë vend të bukur. Sidoqoftë mbetem besniku juaj”, shkruajti në faqen e tij në Facebook, Norbert Hofer.

Dje u zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale austriake, ndërkohë që për këtë post kandiduan shtatë përfaqësues të spektrik politik austriak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024907112121582
array(1) { ["section"]=> string(67) "kandidati-proeuropian-fiton-zgjedhjet-presidenciale-ne-austri-41287" }