Kandidatja e LSI i shkoi në shtëpi, mjeku i dha një këshillë por e reja iu kthye siç nuk e priste. Ndërhyn moderatori: Tritan Kalo vs. një vajzë e re

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:42 09-06-2017 Kandidatja e LSI i shkoi në shtëpi, mjeku i dha një këshillë por e reja iu kthye siç nuk e priste. Ndërhyn moderatori: Tritan Kalo vs. një vajzë e re

Dy ditë më parë kandidatja e LSI në Tiranë, Rea Kotani, një vajzë ende studente i shkoi për vizitë në shtëpi mjekut të njohur Tritan Kalo.

Mjeku shkruante me shqetësim se këta të rinj duhet të formohen profesionalisht, e pastaj të angazhohen në politikë. Por “flakë për flakë’ iu përgjigj Rea 21 vjeçare duke e pyetur me habi: “Pse jeni ndjerë i tallur ju?”

“Ja që nuk qenka e thënë që të jesh mjek, doktor a profesor e domosdo je edhe bartës i këtij virtyti!  Ndërsa përgojimi i mikut është poshtërsi, edhe nëse miku është një fëmijë, siç më quani ju! Nejse, punë për ju e gjitha kjo! Por nuk e di se si do të ndjehen vajzat tuaja që ju, babai i tyre mjek, u ndjetë kaq i tallur pa asnjë të drejtë vetëm e vetëm që unë në shenjë respekti për ju dhe me dëshirën për të takuar doktorin që për të qenë i tillë duhet të ketë vlerë të parë humanizmin, erdha e trokita në derën tuaj?!”, i shkruante në përgjigjen e saj kandidatja e re.

Pjesë e këtij debati virtual është bërë edhe moderatori Edi Oga i cili lidhur me këtë bën një koment të shkurtër me titull: “TRITAN KALO vs. NJË VAJZË E RE”.

Nga Edi Oga:

Duhet ta njohësh nga afër profesorin Tritan Kalo, për të kuptuar reagimin e tij ndaj vajzës së re që kandidon për deputete. Unë e njoh mjaftueshëm. E kam pasur pedagog. Kam edhe rreth katër vite komunikim intensiv me të në Facebook.
Nëse ke një maturi të mjaftueshme, duhet të mirëkuptosh edhe reagimin emocional të vajzës së re. Asaj, pas muajsh e vitesh egzaltimi në forume rinore, fjalimesh euforike dhe yshtje liderash idhullorë, befas i del dikush që për atë nuk është askush, dhe i turbullon ëndrrën "kristal" të jetës, i cënon të ardhmen "e garantuar"!! Dikush që nuk e ka parë asnjëherë, as në forume, as në mitingje, as në kongrese, as në televizion në programe me audiencë të lartë. Dikush që i tregon asaj udhët e jetës! Me ç'të drejtë?!
Në një situatë normale, më tepër se ideale, vajza duhet të kishte trokitur në derën e profesorit dhe t'i lutej e t'i përgjërohej atij që të shkonte ai në vend të saj në parlament. T'i thoshte se me të është bërë një gabim i tmerrshëm, sepse hë për hë ajo ofron veç bindjen e verbër ndaj liderit dhe entuziazmin për ti shërbyer e para dhe me gjithçka, ndërsa profesori ofron shumë më tepër. Profesori dhe jo ajo duhet të jetë në parlament, sepse ai di më shumë, ka parë më shumë, ka vuajtur më shumë dhe ka gëzuar më shumë!
Profesori i nderuar është nga ata njerëz të rrallë që ne duhet ti mbajmë fort pranë nesh. Ai beson akoma që ky vend do të bëhet dhe punon çdo ditë për këtë. Më besoni!
Akoma më fort duhet të mbajmë pranë të rinjtë dhe, nëse vërtetë i duam, nuk duhet ti hedhim "në zjarr pa veshje termike", pra të paformuar dhe të paeksperiencë. Por jo të gjithë i duan të rinjtë "megjithmend". Të pajisur me fuqinë politike dhe ekonomike që të jep pushteti, ata përdorin metoda të sofistikuara për të përfituar nga këta të rinj. Ndonjëherë fare pa mëshirë, duke i bërë deputetë si punë e parë në karrierë!
Gjysëm fakt dhe gjysëm legjendë, po ju kujtoj historinë e konteshës Elizabeth Bathory. E obsesionuar pas rinisë dhe fuqisë së përjetshme, ajo bënte banjë me gjakun e vajzave të reja, robinja që i ekzekutonte pa mëshirë në bodrumet e kështjellës së saj!
Vajzës i uroj me zemër (të thyer) suksese, ndërsa profesorit çdo të mirë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krahasimi i shesheve, gazetari publikon FOTOT dhe i drejtohet Veliajt: Të dhjefsha mu në shesh...
Pas turit nëpër Shqipëri, Basha kthehet në lagjen e tij të vjetër (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0044240951538086
array(1) { ["section"]=> string(151) "kandidatja-e-lsi-i-shkoi-ne-shtepi-mjeku-i-dha-nje-keshille-por-e-reja-iu-kthye-sic-nuk-e-priste-nderhyn-moderatori-tritan-kalo-vs-nje-vajze-e-re-81832" }