Kandidatja e PS-së për Tiranën, i “përvishet” Imamit: Na marrsh të ligat benimam (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:38 30-05-2017 Kandidatja e PS-së për Tiranën, i “përvishet” Imamit: Na marrsh të ligat benimam (E PLOTË)

Kandidatja për deputete në listat e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Silda Anagnosti, “gozhdon” deputetin e PD-së Arben Imami pas deklaratës së tij se Basha ka futur në lista “gra që kanë pjellë 4- 5 fëmijë”.

“Benimam” i drejtohet Anagnosti demokratit ndërsa i shkruan këtë letër-replikë.

E PLOTË:

Na marrsh të ligat, benimam!

I nderuar benimam,

Unë jam një grua. Kam qenë shtëpiake gjithë jetën megjithëse kam punuar me kohë të plotë, sepse ti dhe benimamët e tjerë i shikoni punët e shtëpisë si punë grash. Kam lindur tre fëmijë. Nuk i kam pjellë, benimam, se lopët pjellin. Gratë sjellin në jetë fëmijë, ëngjëj. Fatkeqësisht disa kur rriten bëhen djaj të këqinj.

Kështu pra, benimam, unë kam sjellë në jetë tre fëmijë, por kam një lajm për ty dhe benimamët e tjerë, numri i fëmijëve nuk ndikon as në profesionalizëm dhe as në shëndet mendor.

Po pse, o benimam, pse. Pse duhet ta lidhësh figurën e gruas me organet e saj riprodhuese? Se nuk është lojë e drejtë, jo për gjë, nëse ke guxim të luash.

Pra, benimam, dhe ju benimamët e tjerë, nëse një grua sjell në jetë fëmijë dhe sa fëmijë sjell në jetë, është puna e saj. A keni guxim të diskutoni profesionalizmin dhe aftësinë e një gruaje siç diskutoni ato të një burri? Se me thënë të drejtën, atë që ti dhe benimamët e tjerë e bëni nën këmishën që jua hekuros një shtëpiake, unë dhe shoqet e mia e bëjmë akoma më mirë, madje edhe duke hekurosur, edhe duke rritur 3-4 fëmijë.

Ndaj na marrsh të ligat, benimam!”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11470699310303
array(1) { ["section"]=> string(90) "kandidatja-e-ps-se-per-tiranen-i-pervishet-imamit-na-marrsh-te-ligat-benimam-e-plote-80511" }