Kandidimi i Bashkim Finos për kreun e FSHF, flet Armando Duka: E shikoj pozitive...

Publikuar tek: sport, më 21:29 11-01-2018 Kandidimi i Bashkim Finos për kreun e FSHF, flet Armando Duka: E shikoj pozitive...

Në 7 shkurt zhvillohen zgjedhjet për kryetar të federatës shqiptare të futbollit, ku deri më tani është zyrtarizuar kandidimi i Armando Dukës dhe pritet ai i Bashkim Finos.

Në një intervistë për 'top channel', Armando Duka ka komentuar këtë mundësi kandidimi të deputetit socialist.

Kreu i FSHF, Duka u shpreh se ai priret t’i shikojë gjërat pozitivisht dhe se nuk mendon se është një angazhim partiak, por personal i Bashkim Finos.

“Unë jam i prirur të mendoj gjithmonë pozitivisht dhe në këtë rast dua të mendoj pozitivisht. Besoj se nisma është një nismë private, e një individi të cilin unë e njoh, ashtu sikurse e njohin të gjithë sepse është një personazh i jetës publike shqiptare. Një ish-kryeministër, deputet i Partisë Socialiste, madje edhe Sekretar Organizativ i saj. Gjithsesi unë do të doja ta shikoja jo si një nismë të Sekretarit Organizativ të PS-së, por si nismë e Bashkim Finos dhe disa shokëve të tij që e mbështesin. Duhet ta shoh dhe dua ta shoh kështu këtë garë deri në fund. E konsideroj si një nismë pozitive, një dëshirë e tij për të kontribuar dhe për të dhënë eksperiencën e tij për menaxhimin e një institucioni, atij më të rëndësishëm të sportit në Shqipëri”,- tah Armando Duka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbrojtësi i kombëtares shqiptare në qendër të vëmendjes së klubeve turke dhe zviceriane
Zyrtare, Bashkim Fino shpall kandidimin përballë Dukës për FSHF-në, tregon dhe një problem që shikon në garë »
Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369
array(1) { ["section"]=> string(85) "kandidimi-i-bashkim-finos-per-kreun-e-fshf-flet-armando-duka-e-shikoj-pozitive-106242" }