Kane shënon tripletë dhe bën historinë, kjo nuk kishte ndodhur më parë në Angli

Publikuar tek: sport, më 16:36 26-12-2017 Kane shënon tripletë dhe bën historinë, kjo nuk kishte ndodhur më parë në Angli

Sulmuesi i Totenham prej disa vitesh është një nga me të mirët  në qarkullim duke u vënë në shënjestrën e disa prej klubeve më të mira të Europës.

Por këtë vit Harry Kane është duke thyer çdo limit të mundshëm duke shënuar gola pa fund. Në fillim ai theu rekordin e Alan Shearer pasi shënoi më shumë se 36 gola në një vit kalenderik në kampionatin anglez.

Tashmë sulmuesi i Totenham mban rekordin me plot 39 gola në një vit kalendarik.

Por nuk është vetëm kjo shifër, e dhëna e një sezoni monstrous të Kane, ai me tregolshin e fundit ka parakaluar edhe Lionel Mesin në listën e golashënuesve më të mirë në Europë për vitin 2017. Argjentinasi është në kuotën e 54 golave, ndërsa Harry Kane tashmë është në shifrën e 56 golave.

Me këtë nivel që është paraqitur deri më tani, Harry Kane pritet të jetë në krye të dëshirës së shumë klubeve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bota e sportit në zi, natën e krishtlindjeve, ndahet nga jeta futbollisti i njohur portugez
Real Madrid shënjestron Kavanin për sulmin »
Article Logic
Execution time: 0.040709972381592
array(1) { ["section"]=> string(85) "kane-shenon-triplete-dhe-ben-historine-kjo-nuk-kishte-ndodhur-me-pare-ne-angli-104433" }