“Kanë shkaktuar dëm 300 milionë lekë në 5 muaj, por shihni kë merr në mbrojtje Rama”, Noka akuza kryeministrit

Publikuar tek: politike, më 12:13 24-02-2016 “Kanë shkaktuar dëm 300 milionë lekë në 5 muaj, por shihni kë merr në mbrojtje Rama”, Noka akuza kryeministrit

Deputeti demokrat Flamur Noka ka lëshuar akuza të rënda nga selia e PD kundrejt kryeministrit Edi Rama. Noka akuzon Ramën se “merr në mbrojtje bandën me famëkeqe të Pogradecit, të cilës i kishte dhënë në menaxhim Ujësjellësin”.

“Me Edi Ramën Ujësjellësi i Pogradecit ishte kthyer në strehën e bandës më famëkeqe të qytetit.

Persona me precedentë të tmerrshëm kriminalë, persona që në vend se të ishin në burg, ishin në borderonë e Edi Ramës dhe paguheshin prej vitesh.

Dhe Edi Rama nuk ndalet në shërbimin ndaj tyre.

Tani që kryetari i ri i Bashkisë vendosi ta pastrojë ujësjellësin nga kjo bandë, del Talutant Balla, në krah të Edi Ramës, në një aktivitet partie, dhe i merr në mbrojtje.

Shihni pak kë merr në mbrojtje Edi Rama”, tha Noka ndërsa vijoi; “Ilir Berberi: I dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbatje pa leje. Në Pogradec njihet si Lili i Rrushkës. I hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

Meardi Berberi: I ndjekur disa herë penalisht nga Prokuroria për tentativë vrasje, gjobvënie, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Kreu 1.4 vite burg për gjobvënie. Ky person është në mbikqyrje  të vazhdueshme nga Policia. Kanosi me armë Administratorin e ri të Ujësjellësit.

Bledar Berberi: I ndjekur penalisht nga Prokuroria për akuzën armëmbajtjes pa leje dhe trafikim armësh drejt Greqisë.

Mariglen Topuzi: I përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale me përdorimin e armëve të zjarrit.

Genci Allka: I ndjekur penalisht per tentative vrasje.

Xhuliano Topuzi dhe Aleks Mertkola të ndjekur penalisht nga Policia për trafik droge”, tha deputeti në deklaratën për media.

“Këta banditë që mbron Edi Rama jo vetëm kishin zaptuar Ujësjellësin, por kanë shkaktuar një dëm prej  300 milionë lekësh për 5 muaj vetëm me pagat, duke përfshirë dhe një rast ekzemplar abuzimi, si blerja me paratë e ujësjellësit të makinës private të drejtorit, në shifrën 74 milionë lekë.

Ja pra standardi i Edi Ramës, ja si sundon ai me krimin, në parlament, në zyrat qendrore dhe në qytetet e vendit”, përmbylli Noka.

  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alibeaj: Drejtësia në duart e Edi Ramës, nxjerr dhe fut në burg këdo që dëshiron ai
“Bankers” pezullon arbitrazhin, arrihet marrëveshja me shtetin shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.024204969406128
array(1) { ["section"]=> string(112) "kane-shkaktuar-dem-300-milione-leke-ne-5-muaj-por-shihni-ke-merr-ne-mbrojtje-rama-noka-akuza-kryeministrit-33406" }