“Kanibalizëm! Kjo që po ndodh në Shqipëri është e frikshme”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:48 18-07-2017 “Kanibalizëm! Kjo që po ndodh në Shqipëri është e frikshme”

Gazetari Klodian Tomorri jep alarmin për një kulturë të frikshme kanibalizmi dhe nekrofilie që po zë vend sipas tij në Shqipëri.

Marrë shkas nga rasti më i fundit i aksidentit të ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj që u komentua masivisht dhe disa shkuan aq larg, sa i uruan edhe vdekjen, Tomorri thotë se kjo është e paprecedentë dhe tregues i vdekjes së njerëzillëkut.

KOMENTI I KLODIAN TOMORRIT:

Kanibalizem 

Ne shoqerine shqiptare po ze fill se fundmi nje kulture e frikshme kanibalizmi dhe nekrofilie.

Eshte kultura e te uruarit te vdekjes dhe fatkeqesise. Kjo eshte e tmerrshme dhe nuk eshte me nje rast i izoluar, por po kthehet ne tradite.

Nuk ka shoqeri ne bote ku urohet vdekja e njerezve ne aksident. Gjithandej te thone shyqyr qe shpetove dhe te urojne sherim. Nuk te thote njeri vdeksh.

Ketu po e bejne masivisht, jo vetem nje pjese e publikut, por edhe perfaqesues te asaj qe duhet te ishte elita intelektuale e njerezve.

Para disa muajsh, shihje njerez qe uronin masivisht vdekjen e disa politikaneve shqiptare, te cilet rastisen ne aeroportin e Stambollit gjate nje sulmi terrorist.

Kjo eshte e paprecedente. Nuk e gjen as ne fiset me primitive te planetit. Ketu po vdes njerezilleku.

Te kesh preferenca dhe bindje politike eshte teresisht normale. Te mos pajtohesh me menyren si qeveris kundershtari yt politik dhe te luftosh per ta mundur ate eshte po ashtu plotesisht normale. Por te jesh nekrofil do te thote se ke degraduar perfundimisht dhe nuk ke me asnje vlere humane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.073283910751343
array(1) { ["section"]=> string(62) "kanibalizem-kjo-qe-po-ndodh-ne-shqiperi-eshte-e-frikshme-86537" }