Kapen me 1.5 kg heroinë në Francë, arrestohen shqiptarët

Publikuar tek: kulture-art, më 16:33 15-03-2018 Kapen me 1.5 kg heroinë në Francë, arrestohen shqiptarët Foto ilustruese

Policia gjyqësore e Francës ka arrestuar ditën e djeshme dy shtetas shqiptarë, të cilët dyshoheshin se ishin pjesë e një grupi kriminal që operonte në Rhône et l’Isère.

Sipas mediave vendase, dy të arrestuarve u janë sekuestruar 1.5 kg heroinë, 30 mijë euro si dhe rreth 40 kg përzierës të lëndëve narkotike që bëjnë të mundur shitjen e drogës me pakicë.

Arrestimi u krye në Grenoble, ndërkohë që dy të arrestuarit shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur do të paraqiten ditën e sotme përpara trupit gjykues.

Policia po vazhdon hetimet, duke shtuar dyshimet se kjo sasi e lëndës narkotike ka lidhje me sekuestrimin e një sasie drogë pak kohë më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 143 vjet nga lindja e Faik Konicës, kolosi i letrave shqipe i lënë në harresë (E PLOTË)
Mjeshti i Madh, Birçe Hasko feston sot 76 vjetorin e lindjes »
Article Logic
Execution time: 0.017669200897217
array(1) { ["section"]=> string(62) "kapen-me-1-5-kg-heroine-ne-france-arrestohen-shqiptaret-113368" }