Kapen me 15 kg kokainë një vajzë dhe një djalë, veprimi që i nxorri zbuluar 2 të rinjtë shqiptarë në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 13:20 13-03-2018 Kapen me 15 kg kokainë një vajzë dhe një djalë, veprimi që i nxorri zbuluar 2 të rinjtë shqiptarë në Itali

Udhëtonin me 15 kilogramë kokainë në makinën e tyre, por dy shqiptarë, janë tradhëtuar nga veprimet e tyre të frikësuara kur u ndalën nga policia rrugore në Firence.

 Dje pasdite u vunë në pranga një vajzë shqiptare 25 vjeç dhe një djalë 32 vjeçar po shqiptar, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditura nga mediat italiane. Ata u ndaluan për kontroll në Scandicci, para se të merrnin autostradën.

Me ndihmën e qenëve antidrogë në motorrin e makinës së tyre u zbulua sasia prej 15 kg kokainë. Në momentin e kontrollit, të dy, shumë nervoz, kanë dhënë informacione të ndryshme për udhëtimin: fillimisht thanë se nuk kishin kaluar më parë kufirin e shtetit Italian, por u përgënjeshtruan menjëherë për shkak të disa faturave që iu gjendën në kroskot që kishin qenë në qendrat komerciale në Austri. Dhe pasi militarët dyshuan për ta, filluan kontrolloin e makinës, ku gjenden edhe sasinë e drogës. Të dy shqiptarët u vunë në pranga dhe po pyeten nga autoritetet për ndonjë linjë të mundshme trafiku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Informacion i rëndësishëm, ministri jep ultimatumin: Kush qendron në Gjermani pa dokumenta dhe kërkon azil...
BABAI shqiptar PUBLIKON VIDEON tronditëse: Kam nevojë urgjente për ndihmë, në SHBA s'pranojnë situatën »
Article Logic
Execution time: 0.0039141178131104
array(1) { ["section"]=> string(112) "kapen-me-15-kg-kokaine-nje-vajze-dhe-nje-djale-veprimi-qe-i-nxorri-zbuluar-2-te-rinjte-shqiptare-ne-itali-113112" }