Kapet 1 ton e gjysmë kanabis në skaf drejt italisë, pranga dy vlonjatëve (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:09 09-03-2017 Kapet 1 ton e gjysmë kanabis në skaf drejt italisë, pranga dy vlonjatëve (VIDEO)

Autoritetet italiane kanë ndaluar një gomone të ngarkuar me drogë që po udhëtonte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

Drejtoria Antimafia e Policisë së Barit në bashkëpunim me repartin territorial të policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta kanë sekuestruar gomonen me drogë me prejardhje nga Shqipëria si dhe kanë arrestuar dy skafistët shqiptarë, banues në Vlorë, shtetasit H.E. 37 vjeç e M.H 34 vjeç.

Gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është ndaluar nga roja bregdetare e financës italiane pas disa minuta ndjekje në brigjet e qytezës Molfeta.

Në bordin e saj janë gjetur plot 52 pako marijuanë me një peshë totale prej 1 ton e 215 kg. Sipas autoriteteve italiane lënda narkotike e shitur në treg do të sillte një përfitim prej 12 milionë euro.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krimet e Rënda shpallin vendimin për ‘Bandën e Tritolit’, Julian Sinanaj i shpëton burgimit të përjetshëm
Anëtari i AMA-s ndërmerr një nismë: Të ndalohen filmat e komunizmit në ekranet shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.019084930419922
array(1) { ["section"]=> string(77) "kapet-1-ton-e-gjysme-kanabis-ne-skaf-drejt-italise-pranga-dy-vlonjateve-71342" }