Kapet 42 kg drogë e nisur nga Shqipëria, arrestohen dy persona në Greqi

Publikuar tek: aktualitet, më 19:40 08-11-2018 Kapet 42 kg drogë e nisur nga Shqipëria, arrestohen dy persona në Greqi

Policia greke ka kapur në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë rreth 42 kg drogë.

Mësohet se në Sajadhe, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 14 pako me 40 kg e 860 gram marijuanë dhe 9 pako me 2 kg e 190 gram hashash çokollatë.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se droga vinte nga Shqipëria, ndërsa është vënë në pranga drejtuesi i mjetit me të cilën transportohej lënda narkotikie.

Gjithashtu policia ka gjetur një tjetër makinë të braktisur në vendin e quajtur Rajo, e cila pas hetimeve rezultoi se kishte rolin e kontrollorit te rrugës për kalimin e mjetit me drogë.

Autoritetet greke bënë të mundur arrestimin e 26-vjeçarit në Nea Selefkia, Igumenicë, i cili ishte drejtuesi i mjetit të braktisur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekuestrohen 740 hektarë tokë të përfituara përmes falsifikimit
Arrestohet në Gjirokastër ekstremisti Babis Karathanos dhe tre grekë të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.05060601234436
array(1) { ["section"]=> string(77) "kapet-42-kg-droge-e-nisur-nga-shqiperia-arrestohen-dy-persona-ne-greqi-140790" }