Kapet gjarpri PITON 20 metra i gjatë, si e pikasën fshatarët (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 17:23 12-02-2018 Kapet gjarpri PITON 20 metra i gjatë, si e pikasën fshatarët (VIDEO)

Një gjarpër piton me një gjatësi prej 20 metrash është kapur nën trungun e një peme në një ishull të Malajzi.

Saktësisht, gjarpëri piton është kapur në ishullin e Boreno nga disa fshatarë që kalonin aty pranë. Sipas rrëfimeve të tyre ata dëgjonin vazhdimisht zhurmë nën trungun teksa kalonin pranë. Zhurma e vazhdueshme i kishte shtyrë fshatarët të kuptonin se çfarë kishte nën trungun ku shkonin përditë. Më një sharrë druri ata kishin prerë trungun e pemës dhe kishin gjetur dy gjarpërinj; një mashkull të vogël dhe femrën e madhe që ishte 20 metra. Një nga fshatarët që ishte pjesë e aksionit gjatë të cilit ata nxorrën gjarpërin prej trungut shprehet i lumtur për këtë gjetje dhe se kurrë në jetën e tij nuk kishte parë një gjarpër me të tilla përmasa.

“Isha i habitur, sepse kurrë nuk kam parë gjarpërinj të tillë më parë dhe kurrë nuk kam parë një piton gjigant që ishte më shumë se pesë metra e gjatë si kjo ndërsa python mashkull që gjetëm pranë më femrën ishte mjaft i vogël.

Ishte një ngjarje e mahnitshme dhe unë vazhdoja të xhiroja dy zvarranikët, sepse për komunitetin tonë mishi i tyre është një pjatë ekzotike dhe një gjellë e shijshme," shprehet fshatari Tinsung Ujang

Më vonë, pasi trupat e dy gjarprinjeve u transportuan në qendër të fshatit, mishi i tyre u nda duke u shpërndarë në mënyrë të barabartë fshatarëve dhe punëtorëve të afërt.

Ndërkaq “Daily Mail” e sheh me shqetësim zhdukjen e gjarprinjëve pitonë në Azinë Juglindore, pasi një nga gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë po shkon drejt zhdukjes, asnjë organizatë në botë për mbrojtjen e kafshëve nuk ka reaguar ndaj këtij fenomeni. 

 

491FB1C900000578-0-image-m-15_1518429943047.jpg

491FB1C500000578-0-image-m-16_1518429953837.jpg

491FC08D00000578-0-image-a-8_1518429830850.jpg

491FC09100000578-0-image-a-12_1518429849722.jpg

491FC09900000578-0-image-m-18_1518429982279.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0045180320739746
array(1) { ["section"]=> string(72) "kapet-gjarpri-piton-20-metra-i-gjate-si-e-pikasen-fshataret-video-110022" }