KAPILARËT na e ‘nxijnë’ jetën, Blerina ZBULON pse krijohen dhe na jep formulën për ‘t’i hequr qafe’

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 12:42 14-07-2018 KAPILARËT na e ‘nxijnë’ jetën, Blerina ZBULON pse krijohen dhe na jep formulën për ‘t’i hequr qafe’ Foto ilustruese

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Mes shumë shqetësimeve që lidhen drejtëpërsëdrejti me lëkurën tonë të trupit, ndër më të diskutuarit kohët e fundit janë kapilarët. Të ngjashëm me rrjetën e merimangave por ngjyrë vjollcë, apo jeshile të thellë ato na krijojnë shumë shqetësime përsa i përket bukurisë së këmbëve. Le të pranojmë që edhe pse duket sikur prek më shumë femrat, ai është një fenomen shume i zakonshëm edhe për meshkujt.

Arsyet që sjellin këtë lloj inestetizmi në sipërfaqen tonë të lëkurë së këmbëve janë të shumta, por mes profesionistëve ato njihen si “ vazo” të vogla gjaku, të cilat prishen.

Do të thotë që për një arsye ose një tjetër ato e ndërpresin funksionin e tyre në brendësi të lëkurës dhe dalin në sipërfaqe, për të na treguar pikërisht ketë gjë: që janë pa funksion, të këputura nga rrjeti tjetër venoz që vazhdon normalisht punën. Por natyrshëm pas kësaj hyrje të vogël secilit prej nesh i lind pyetja, sesi mund t’i vijmë në ndihmë trupit dhe këmbëve tona t’i largojnë këto vena dhe të mos jenë më aq shumë të dukshme. 

Përpara se të shkojmë tek zgjidhja do të listojmë një sërë arsyesh që sjellin prishjen e kapilarëve. Nisim me qëndrimin gjatë në këmbë, por edhe ulur për me shumë se dy orë. Përdorimi i vazhdueshëm i getave, streceve dhe pantallonave te ngushta. Përdorimi për një kohë të gjatë të takave por edhe njëkohësisht të këpucëve apo sandaleve që jane rrafsh me tokën.       

 Qarkullimi i gjakut!                                                   

 Si fillim do të nisim të stimulojmë në trupin tonë një qarkullim gjaku sa më të mirë. Duke i ardhur në ndihmë organizmit me anë të një ushqyerje të dedikuar. Këshillohet gjithmonë që në rastet kur kemi shfaqje të kapilarëve të shtojmë ushqimin e antioxidantëve. Ndaj ideale do të ishtë të përfshijmë në regjimin tonë ushqimor sa më shumë fruta pyllit, veçanërisht boronicat dhe manaferrat e zeza. Të dyja keto janë të pasura me vitaminat A dhe C dhe favorizojnë qarkullimin shumë të mirë te gjakut dhe kane efekte qetësuese. Efekt ky i cili ndikon shumë në forcimin e vazove të gjakut dhe mosprishjen e tyre.                                             

Hidratimi!                                                           

Për të minimizuar sa më shumë shfaqjen e kapilarëve të gjakut, një ndihmesë shumë e madhe është edhe hidratimi i vazhdueshëm i lëkurës. Kjo vlen jo vetëm për hidratimin e brendshëm të organizmit por edhe për hidratimin e jashtëm të saj, me kremëra dhe produkte të tjera kozmetike që e mbajnë gjithmonë të “ujitur” sipërfaqën e lëkurës. Përveç përdorimit të kremrave ushqyes të lëkurës duhet që të kryejme çdo ditë në këto zona edhe masazhe në formë qarkulluese ose në formë rrethore, të cilat nxisin shkrirjen dhe zhdukjen e këtyre kapilarëve që na e “nxijnë” dhe janë bërë një shqetësim i vërtetë estetik kohët e fundit.            

Ndërhyrjet Estetike!                    

Ka shumë raste kur edhe pse ne kryejmë hap pas hapi të gjitha këshillat e specialistëve përsëri largimi i kapilarëve vjollcë është i pamundur. Sigurisht që kjo vjen për dy arsye, ose ne jemi kujtuat shumë vonë për to dhe atherë është e pamundur kthimi mbrapsht ose ato janë përhapur aq shumë në këmbët tona saqë sado që të largohen, përsëri duhen shumë. Në të dyja këto raste na vjen në ndihmë mjekësia estetike e cila me teknikat saj ku më efikasja rezulton të jetë përdorimi i laserit, na rikthen buzeqëshjen./ Përgatiti Blerina e Florescenter

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbani dietë, shkoni në palestër dhe përsëri barku juaj është i fryrë? Blerina tregon SEKRETET: Ja ç’duhet të bëni (Për të mos u humbur)
»
Article Logic
Execution time: 0.032900810241699
array(1) { ["section"]=> string(101) "kapilaret-na-e-nxijne-jeten-blerina-zbulon-pse-krijohen-dhe-na-jep-formulen-per-t-i-hequr-qafe-127853" }