Kapiteni i kombëtares shqiptare kualifikohet në grupet Ligës së Kampioneve

Publikuar tek: sport, më 22:47 23-08-2017 Kapiteni i kombëtares shqiptare kualifikohet në grupet Ligës së Kampioneve

Pavarësisht humbjes me rezultatin 2-1 në Kopenhagen, Qarabag, ku luan edhe kapiteni i Shqipërisë, Ansi Angolli, do të vijojë ëndrrën e saj në fazën e Champions League falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë.

Qarabag, Liverpool, CSKA e Moskës, Sportingu i Lisbonsë dhe APOEL Nicosia  janë 5 ekipet e radhës, të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në fazën e grupeve të Champions League.

Liverpool ka fituar 4-2 ndaj Hoffenheim dhe është kualifikuar për në grupet e Champions League me rezultatin e përgjithshëm 6-3. Emre Can ishte protagonisti i skuadrës së Jurgen Klopp, me dy gola të shënuar.

CSKA e Moskës gjithashtu shkon në grupet e Champions League, pasi mposhti 2-0 Yang Boys, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 6-3. Ndërkohë, Sportingu i Lisbonës ka shpartalluar Steaua-n në Bukuresht, shkruan tch.

Ndërkohë që APOEL Nicosia eliminoi Slavia Pragën, falë fitores në shtëpi, pasi ndeshja e luajtur në Eden Arena përfundoi me rezultatin 0-0.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Lista Panuçi”, vjen me surpriza të mëdha, grumbullohet Memolla ikën Xhaka
Rrëfimi i Mehdi Bushatit: Si na u “zhdukën” tre futbollistët vlonjatë para ndeshjes me Barcelonën »
Article Logic
Execution time: 0.012572050094604
array(1) { ["section"]=> string(80) "kapiteni-i-kombetares-shqiptare-kualifikohet-ne-grupet-liges-se-kampioneve-89996" }