Kapiteni i ri i Zvicrës, ish-lojtari 'rebelohet' ndaj shqiptarëve

Publikuar tek: sport, më 11:24 03-09-2018 Kapiteni i ri i Zvicrës, ish-lojtari 'rebelohet' ndaj shqiptarëve

Brenda Zvicrës ka nisur debati i madh se kush duhet të marrë shiritin e kapitenit. Ish-juventini Stephan Lichtsteiner me shumë gjasa nuk do të jetë kapiteni i helvetëve dhe tani trajnerit Vladimir Petkovic i duhet të zgjedhë liderin e ri. Ish-futbollisti i Zvicrës dhe Liverpoolit Stephane Henchoz ka dalë kundër idesë që kapiten të zgjidhet një i huaj, dhe në veccanti shqiptarët.

 Ai ka kritikuar pa kursyer treshen Xhaka, Shaqiri dhe Behrami.

“Stephan Lichtsteiner me gjasë nuk do të jetë në formacionin e parë, por kush duhet të mbajë shiritin e kapitenit. Yann Sommer ose Granit Xhaka, por unë preferoj Sommer. Xhaka luan rregullisht në Arsenal, por kapiten i Zvicrës duhet të jetë zviceran. Jam kundër që Xhaka të bëhet kapiten. Xhaka nuk e përfaqëson as Zvicrën dhe as zviceranët. Ai nuk këndonte as himnin e Kombëtares. Do ta godisja shuplakë, kur nuk e këndon himnin kombëtar.

Mendoj se trajneri i ka dhënë shumë pushtet, dhe është ditur se një ditë do të ndodhë kjo. Trajneri e ka pyetur veten? Kush ka më shumë pushtet? Unë apo ai? Ai nuk e kuptoi se cc’ka kërkohej nga ai. E bëri stërvitjen, shkoi në Zvicër e vizitoi miqtë e tij. Ndoshta ka ngrënë edhe ndonjë qebap. Pastaj u kthye në Munih për dy orë e gjysmë. Nëse vozit me veturë për dy orë e gjysmë, kjo nuk është e mirë për muskujt e këmbëve. Lëndimet e muskujve nuk ishin fat i keq. Ju jeni i pafat kur ju një kundërshtar ju lëndon, por duhet të kujdeseni për trupin tuaj”, deklaron për “Blick” ish-mbrojtësi zviceran.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr në stadium, kërcet grushti mes tifozëve të Tiranës
Zinedine ZIDANE pranë akordit me Romën »
Article Logic
Execution time: 0.010573148727417
array(1) { ["section"]=> string(69) "kapiteni-i-ri-i-zvicres-ish-lojtari-rebelohet-ndaj-shqiptareve-133020" }