Kapiteni Pandev mesazh lojtarëve shqiptarë në ekip: Ne jetojmë për Maqedoninë

Publikuar tek: sport, më 17:04 31-08-2016 Kapiteni Pandev mesazh lojtarëve shqiptarë në ekip: Ne jetojmë për Maqedoninë

Kapiteni i Maqedonisë, Goran Pandev ka folur për mediet e vendit të tij para takimit kundër Shqipërisë, që do të luhet më 5 shtator në Shkodër.

Ish-lojtari i Interit ua ka bërë të qartë lojtarëve shqiptarë që luajnë për Maqedoninë se duhet të japin maksimumin në këtë ndeshje, pasi të gjithë ata jetojnë për këtë shtet.

Kapiteni i Maqedonisë është shprehur se: “Do mundohemi të bëjmë një prezantim sa më pozitiv. Të gjithë ne si futbollistë jetojmë për Maqedoninë dhe do të japim maksimumin për të fituar ndaj Shqipërisë. Është një takim i vështirë, sepse do të jetë i pari për këto Eliminatore. Grupi është i vështirë, por kemi besim”.

Pesë lojtarë shqiptarë të Maqedonisë luajnë për përfaqësuesen e vendit fqinj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Etrit Berisha gati të transferohet te zikaltërit në Serinë A
Edi Rama mbërrin në stadiumin e “Loro Boriçit”, inagurohet sot (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.020931959152222
array(1) { ["section"]=> string(82) "kapiteni-pandev-mesazh-lojtareve-shqiptare-ne-ekip-ne-jetojme-per-maqedonine-51454" }