Dorëzohet Skënderbeu, Dinamo Zagreb fiton në “Elbasan Arena”

Publikuar tek: sport, më 20:30 19-08-2015 Në video goli i shënuar nga Shkëmbi për Skënderbeun

Në video goli i shënuar nga Shkëmbi për Skënderbeun

Skënderbeu nuk ka mundur të siguroj një rezultat pozitiv në ndeshjen e luajtur sot në mbrëmje në stadiumin e Elbasanit kundër koratëve të Dinamos së Zagrebit.

Ndonëse kaluan të parët në avantazh, korçarët u dorëzuan përpara presionit të miqve duke pësuar dy gola në pjesën e dytë të takimit. Fillimisht Soudani në minutën e 66 dhe më pas Pivaric në minutën 93-të, i dhanë kroatëve fitoren në “Elbasan Arena”

Një rezultat aspak pozitiv ky për skuadrën shqiptare, e cila do ta ketë në ndeshjen e ardhshme në Zagreb për të besuar në kualifikimin për në fazën e grupeve të Champions League. 


Skënderbeu nuk ka mundur të ruaj avantazhin përballë Dinamos së Zagrebit. Miqtë kanë shënuar golin e barazimit në stadiumin e Elbasanit.


Skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes për 15 minuta pushim. Të dyja ekipet po zhvillojnë një lojë me ritme të shpejta, duke dhuruar spektakël të vertetë për tifozët që kanë mbushur shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”.


Bledi Shkëmbi është autori i golit të parë të shënuar në Elbasan Arena në ndeshjen që po zhvillohet aktualisht mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit.

Lexo edhe: Ja ku mund ta ndiqni live ndeshjen Skënderbeu-Dinamo nga shtëpia pa pagesë 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kovacic prezantohet në “Santiago Bernabeu”, zgjedh numrin 16
Pirlo, ylli i futbollit Italian, bëhet një “panine” në New York »
Article Logic
Execution time: 0.018072843551636
array(1) { ["section"]=> string(61) "kapiteni-shkembi-realizon-per-skenderbeun-video-e-golit-18746" }