Kapja e 3 milion cigareve në Durrës, POLITIKANI i rëndësishëm u interesua për kontrabandën (Ja marka e cigareve)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:11 07-11-2017 Kapja e 3 milion cigareve në Durrës, POLITIKANI i rëndësishëm u interesua për kontrabandën (Ja marka e cigareve)

Një sasi rekord prej më shumë se 3 milion paketa cigare të markës ‘President” janë bllokuar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit, ndërsa pronari i vërtetë i tyre nuk dihet ende.

Cigaret ndodheshin në 5 kontenierë të firmës së transportit “CMA –CGM” me dy pronarë të huaj dhe një shqiptar, por emri i porositësit të sasisë kolosale të cigareve kontrabandë nuk është zbuluar.

Newsbomb.al mëson nga burime kofidenciale se një politikan i lartë shqiptar, kryetari i një partie të rëndësishme (jo më në pushtet) është interesuar personalisht për sasinë e madhe të cigareve kontrabandë në Portin e Durrësit.

Sekuestrimi i cigareve kontrabandë është bërë në bazë të informacioneve të marra nga strukturat inteligjente të partnerëve ndërkombëtarë. /NEWSBOMB.AL

LEXO EDHE: Kapen mbi 3 milion paketa cigare kontrabandë në Durrës. S'dihet pronari, zbulohet firma që i transportonte

drwet4gr4g34g.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029129981994629
array(1) { ["section"]=> string(115) "kapja-e-3-milion-cigareve-ne-durres-politikani-i-rendesishem-u-interesua-per-kontrabanden-ja-marka-e-cigareve-98712" }