Kapja e gomones me 1.6 ton kanabis, mediat greke publikojnë pamjet e të arrestuarve (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 00:37 28-11-2017 Kapja e gomones me 1.6 ton kanabis, mediat greke publikojnë pamjet e të arrestuarve (VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar pamjet e të arrestuarve gjatë një mega-operacioni për kapjen e gomones me 1.6 ton kanabis të nisur nga Himara dy ditë më parë.

Mes të arrestuarve janë edhe 6 shqiptarë, dy prej të cilëve janë skafistët, 2 grekë, 2 italianë dhe 1 bullgar.

Operacioni u zhvillua dy ditë më parë ku u përfshinë anije të rojes bregdetare greke dhe një helikopter me snajper. Gjatë ndalimit të trafikantëve pati edhe shkëmbim zjarri.

Njëri prej skafistëve është identifikuar si Alban Baxheri ndërsa mediat greke raportojnë se një rol kyç në trafikun e drogës ka luajtur edhe një biznesmen grek 63 vjeç, i cili ka financuar grupin që po transportonte lëndën narkotike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetët diskutonin për buxhetin, ndërkohë në Kuvend shpërndahen petulla
Dhuna në Parlament, arrestohet ish-ministri i Brendshëm dhe zyrtarë të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.003770112991333
array(1) { ["section"]=> string(95) "kapja-e-gomones-me-1-6-ton-kanabis-mediat-greke-publikojne-pamjet-e-te-arrestuarve-video-101022" }