Karburantet, PD: Qeveria të rishohë paketën fiskale

Publikuar tek: politike, më 11:40 19-01-2015 Karburantet, PD: Qeveria të rishohë paketën fiskale

PD: Qeveria të rishohë paketën fiskale./ Spahiu: Nafta shqiptare është shndërruar në pasuri të Kokëdhimës

Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku kërkoi pak minuta më parë në një konferencë për shtyp nga selia e PD, të rishikojë paketën fiskale, me focus kryesor çështjen e çmimit të karburanteve.

“Për dy vite me radhë qeveria ka rritur taksën e qarkullimit çdo herë me 120 lekë. Si rezultat i këtyre dy rritjeve shqiptarët paguajnë shtesë 240 lekë për çdo litër karburant që përkthehet në 1000 lekë taksa për çdo litër karburant” tha Tabaku. Duke I shtuar analizës edhe rritjen e taksave të tjera si atë të qarkullimit dhe të TVSH së përfshirë, Tabaku tha se kostoja për xhepat e qytetarëve shqiptarë është bërë akoma më e lartë edhe po të krahasohet me vende si Gjermania apo Hungaria.

“Nuk e dimë se sa do t’i vijnë në ndihmë qeverisë, politikat e saj patetike në të mirë të shëndetit ndërsa qytetarëve të vendit kjo papërgjegjshmëri do t’i kushtojë sipas institucioneve ndërkombëtare një dëm prej 0.7% të produktit të brendshëm” tha Tabaku.

“I kërkojmë qeverisë që t’i thërrasë arsyes, jo sepse kështu kërkon opozita, por sepse i ka vendosur lakun në fyt ekonomisë dhe konsumit të qytetarëve. Sepse kjo është kërkesa e përsëritur e bizneseve, qytetarëve, dhomave të tregtisë e fermerëve”.

Që prej më shumë se dy javësh, institucionet, partitë politike, shoqëria civile, janë përfshirë në një debat “agresiv” për çështjen e çmimit të karburanteve.


 

Spahiu: Nafta shqiptare është shndërruar në pasuri të Kokëdhimës

Edhe partia Aleanca Kuq e Zi ka protestuar dje përpara ministrisë së Ekonomisë për çmimin e naftës në Shqipëri.  Kreu i AK, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nafta e Ballshit dhe Kuçovës është shndërruar në pasuri të deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. Spahiu ka theksuar se Shqipëria ka çmimn më të shtrenjtë të naftës në botë edhe pse është vendi më i varfër i Europës.

“Shqipëtarët disponojnë 700.000 automjete dhe konsumojnë 2 milion litra në ditë. Nafta e Ballshit dhe Kuçovës nga pasuri kombëtare është shndërruar në pasuri e Koço Kokëdhimës. Çmimet e Ballshit janë 20 herë më shtrenjtë se Iraku dhe Siria. Shqipëria është vendi më i varfër në Europë por me çmimin më të shtrenjë të naftës në botë. Tre kompani nafte të ministrave dhe deputetëve po mbajnë peng pasurinë e nëntokës shqiptare dhe Shqipëria po përjeton grabitjen më të madhe në histori. As pushtuesit nuk e skllavëruan popullin dhe nuk grabitën nëntokën sa socialistët e Koço Kokëdhimës”, është shprehur Spahiu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuvendi nis punimet, fokusi tek reforma në drejtësi
Grupi Parlamentar i PS-së, pro ndryshimit ‘’një deputet, një komision‘’ »
Article Logic
Execution time: 0.027302026748657
array(1) { ["section"]=> string(53) "karburantet-pd-qeveria-te-rishohe-paketen-fiskale-922" }