Karnavale n’Diell, Shamku provon maskën, organizatorët: Tematikë vështirësitë ekonomike

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:22 15-02-2015 Karnavale n’Diell, Shamku provon maskën, organizatorët: Tematikë vështirësitë ekonomike Deputetja e PS Ledi Shamku qe do t'i bashkohet karnavaleve ne Shkoder

Në datat 16-17 shkurt në Shkodër do të mbahen karnavalet. Aktivitetin në kujtesë e sjell deputetja e PS Ledi Shamku Shkreli, e cila edhe pse është zgjedhur me votat e qytetarëve të Tiranës, e ka shumë për qejf Shkodrën.

Ajo ka shkuar në një nga dyqanet që shesin maskat e karnavaleve dhe ka hedhur në facebook një foto me maskë. Në të dy ditët bashkia dhe nxënësit e shkollave kanë planifikuar një program të ngjeshur me xhiron e karnavaleve, një traditë e fiksuar mirë në këtë qytet. Ceremonitë do të fillojnë që herët në pedonalen e qytetit dhe në sheshin para prefekturës. Karnavale nDiell është titulli i aktivitetit të këtij viti. Organizatorët thonë se këtë vit karnavalet janë fokusuar në vështirësitë social-ekonomike të vendit. Duke qenë se ky vit filloi me përmbytjet, dhe se Shqipëria shumicën e kohës e ka me ditë me diell, organizatorët kanë menduar ti japin përparësi diellit, dhe me nota kritike të shohin ekonominë e vështirë. Grupe të ndryshme karnavalesh, do të shëtisin në gjithë qytetin me bicikleta (një tjetër traditë e këtij qyteti) për të treguar se pranvera po vjen. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017382144927979
array(1) { ["section"]=> string(89) "karnavale-n-diell-shamku-provon-masken-organizatoret-tematike-veshtiresite-ekonomike-3421" }