Kartolina me urime për lexuesit e Newsbomb nga personazhet tuaja të preferuara (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:54 31-12-2016

Për të dytin vit radhazi, Newsbomb Albania ka përgatitur një kartolinë me urime për lexuesit, të cilët çdo ditë informohen në mënyrë profesionale për lajmet më të fundit nga politika, kultura, sporti dhe showbizi.

Personazhe të njohura dhe të dashura për publikun kanë dërguar edhe këtë vit urimet e tyre për lexuesit e portalit. Politikanë, aktorë dhe këngëtarë profesionistë që kanë lënë gjurmë në fushat përkatëse, apo të rinj ambiciozë që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje me idetë dhe talentin e tyre kërkojnë për shqiptarët një vit sa më të mbarë dhe larg lajmeve të këqija.

Duke u bashkuar me urimet e shumta, stafi i Newsbomb.al falenderon të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj kartoline të veçantë: Valbona Selimllari; Bes Kallaku; Monika Kryemadhi; Olti Curri; Grida Duma; Gazmend Paja; Agron Duka; Majlinda Bregu; Rozana Radi; Gjergj Bojaxhi; Çiljeta Xhilaga; Saimir Tahiri; Eneda Tarifa; Erion Veliaj; Irma Libohova; Petrit Vasili; Mesila Doda; Edmond Panariti; Ina Zhupa; Edi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11421608924866
array(1) { ["section"]=> string(90) "kartolina-me-urime-per-lexuesit-e-newsbomb-nga-personazhet-tuaja-te-preferuara-video-64274" }