Kasaforta me mijëra euro e sende të çmuara, zbulohen hajdutët e rrezikshëm në Tiranë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:45 11-10-2018 Kasaforta me mijëra euro e sende të çmuara, zbulohen hajdutët e rrezikshëm në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar ‘Precious’ nga i cili dokumentoi dhe zbardhi shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa në periudha të ndryshme kohore.

Njëri prej autorëve të vjedhjeve u arrestua ndërsa një tjetër u shpall në kërkim nga policia.

Në pranga u vu shtetasi Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë i arrestuar në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit.

G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë u shpall në kërkim nga Policia. Sipas policisë të dy këta shtetas janë me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa  duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës .

Nga puna hetiomore e kryer është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të mëposhtme :

- vjedhjes së shumës prej 13 000 në euro dhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.

- vjedhjes së disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”.

- vjedhjes së 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”.

- vjedhjes së disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”.

- vjedhjes së 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”.

- vjedhjes së 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”.

-vjedhjes së 50 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases  N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”ReshitÇollaku”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale  ‘‘Vjedhje e kryer në bashkëpunim“ .

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çlirohet ‘Syri i Kaltër’, IKMT nis aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje (DETAJE)
Të rinjtë shqiptarë dyfishojnë shpenzimet për arsim, heqin dorë nga ushqimet »
Article Logic
Execution time: 0.24694609642029
array(1) { ["section"]=> string(96) "kasaforta-me-mijera-euro-e-sende-te-cmuara-zbulohen-hajdutet-e-rrezikshem-ne-tirane-video-137382" }