Kastriot Islami akuza Ramës: E ka kthyer Partinë Socialiste në një sekt

Publikuar tek: politike, më 07:51 16-08-2015 Kastriot Islami akuza Ramës: E ka kthyer Partinë Socialiste në një sekt

Kastriot Islami, ish-deputet i Partisë Socialiste, tashmë në rradhët e partisë Demokratike pas përjashtimit që i bëri grupi parlamentar socialist me propozim të Edi Ramës , akuzon këtë të fundit se e ka kthyer partinë Sociliste  në një sekt për të kthyer partinë në shërbim të tij dhe të grupeve të caktuara, që përfaqëson.

Ja çfarë shkruan Islami në profilin e tij në rrjetet sociale:

Mbi krijimin e SEKTIT RAMA(shkurtimisht)

PPSH u reformua/modernizua nga reformatorët, në përbërje të të cilëve ishin:

i) profesorët që s’kishin qënë asnjëherë anëtarë të PPSH por filluan të kontribuonin në politikë duke filluar nga 1991 si dhe

ii) të rinjtë që erdhën nga greva e studentëve të dhjetorit 1991.

Rama kur erdhi në 2005 në krye të PSSH i spastroi të gjithë “profesorët e të rinjtë, themelues e reformatorë të PS” duke i zëvëndësuar me “oligarkët e individët me rekorde kriminale”.

Grupi tjetër ishin “pragmatistët/oportunistët”, tekniciene, ish anëtarë të PPSH, që ishin afruar në PPSH në periudhën e “perestrojkës dhe gllasnostit” gorbacian; këta gjithjnë do të ishin kundër reformimit të shpejtë të PPSH në fillim të cdo nisme për reformim dhe në fund do të bashkoheshin me fituesit reformatorë. Edhe këta Rama në 2005 e në vjim i “spastroi” përgjithsisht.

Grupi i tretë ishin “trashëgimtarët” e PPSH, ish anëtarë të forumeve të larta drejtuese të PPSH por të papërlyer drejtëpërdrejtë në “mëkatet” e PPSH; këta gjithnjë e vazhdimisht ishin kundër reformimit të shpejtë të PPSH sepse reformimin e konsideronin si eleminues për ta.

Rama e ka ruajtur përgjithsisht këtë grupim e madje e ka “pasuruar” me “trashëgimtarët”/pasonjësit e ish anëtarëve të Byrosë Politike apo të Komitetit Qëndror të PPSH.

Rama projektin e Sektit të tij “trikëmbësh” e ka mbështetur në tri grupime

1) “trashëgimtarët e pasonjësit/pinjollët” që një pjesë i gjeti dhe i ruajti në 2005 dhe një pjesë tjetër i solli vetë;

2)oligarkët nga biznesi, media e individet me rekorde kriminale, e

3) mjaftistët, g99-shat e ata te nomeklatures se bashkisë.

Arsyeja e kësaj lidhjeje të qënësishme është e thjeshtë:

Rama vetë është përfaqsues e drejtues i këtyre tri grupimeve si pinjoll, kryeoligarg e kryemjaftist.

Këto tre grupime kanë qënë dhe janë jo vetëm në shërbim të projektit të Ramës për ta kthyer PS në një Parti Sekt, por drejtohen prej tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LAJM I FUNDIT/ Natalia Velo, në krye të Këshillit Bashkiak Pogradec
Shehu: Basha nuk mund ta bëjë Berishën numër 2. PD ka nevojë dhe për njerëz pa kollare »
Article Logic
Execution time: 0.018213987350464
array(1) { ["section"]=> string(76) "kastriot-islami-akuza-rames-e-ka-kthyer-partine-socialiste-ne-nje-sekt-18466" }