Kastriot Islami reagon për e-mailin e Ramës: Shpëtoni veten, hidhni krye-arrogantin nga anija

Publikuar tek: politike, më 16:32 08-09-2015 Kastriot Islami reagon për e-mailin e Ramës: Shpëtoni veten, hidhni krye-arrogantin nga anija

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, sot në rradhët e opozitës, Karstiot Islami ka reaguar lidhur me e-mailin e kryeministrit Rama drejtuar ministrave të tij, publikuar nga Newsbomb.al

Islami i bën thirrje socialistëve të hedhin "kapitenin" nga anija që "është futur në Lagunë". Kryeministri Rama në e-mailin e tij për ministrat, u tërhiqte vëmendje për arrogancën ndaj “miletit”, ndërsa Kastriot Islami shprehet se krye-arroganti është vetë kryeministri që i drejtohet me ofendime, cilësime negative dhe tallje ministrave të tij.

“O njerëz, nëse ju ka mbetur një fije dinjitet, mbroni veten duke hedhur nga anija "KAPITENIN" se po ju tall keq dhe po lini namë! Shpëtoni nga Laguna ku ju ka futur të gjithëve, në këtë "aventurë" të përbashkët të cilën ai e quan qeverisje! Se çfarë thonë ambasadorët për Kapitenin jua them unë!

****

Vajmedet...Krye-arroganti pasi i dhunon i shkruan letër vartësve të tij, që i cilëson arrogantë! S'ka arrogancë më të lartë sesa Krye-arroganti të komunikojë me anëtarët e qeverisë me email të mbushur me fyerje, ofendime, cilësime negative e deri tallje! Por këta e meritojnë sepse janë zgjedhur për tu dhunuar, për të qenë të nënshtruar dhe për të mos nxjerrë asnjë fjalë nga goja! Ky ju mori mandatin, të tjerat nuk janë asgjë! Por më e çuditshmja është se për të nxjerrë mllefin e tij, cilësimin negativ e merr nga ai vend, të cilin për herë të parë në një program qeverie, e cilësoi Partner Strategjik, madje deklaroi se në çdo ministri do të ketë nga një këshilltar turk...Vajmedet se kush e qeveris këtë vend! Janë marrosur dhe s'dinë ç'bëjne! O njerëz, nëse ju ka mbetur pak dinjitet, nëse keni vendosur të mbyteni apo të largoheni nga anija, hidhni nga anija KAPITENIN...”, shkruan deputeti i PD-së, Kastriot Islami.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Zbardhet email i Ramës për Ministrat: Jeni bërë arrogantë, ambasadorët tallen me ju. Ndryshoni, ose lini anijenn

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OSBE publikon raportin përfundimtar të zgjedhjeve: Shkeljet e gjetura të ndiqen penalisht
LSI, Dervishaj: Pretendimet e PD për çështjen “CEZ-DIA” vetëakuzojnë Berishën »
Article Logic
Execution time: 0.018493175506592
array(1) { ["section"]=> string(97) "kastriot-islami-reagon-per-e-mailin-e-rames-shpetoni-veten-hidhni-krye-arrogantin-nga-anija-20277" }