Kastro Zizo e sulmon, reagon ashpër moderatori i Top Channel: Për vrimat e mia në vesh, po mendoj të...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:20 17-05-2018 Kastro Zizo e sulmon, reagon ashpër moderatori i Top Channel: Për vrimat e mia në vesh, po mendoj të... Kastro dhe Kelvi

Katro Zizo njihet për natyrën e tij pa komplekse dhe deklaratat e tij jo pak herë kanë shkaktuar bujë mediatike.

Së fundmi ai është përfshirë në një debat me moderatorin e Top Channel Kelvi Kadilli, pas një deklarate të bërë në emisionin “Thurje”.

Gjatë emisionit u shfaq një sekuencë nga emisioni “Pop Culture” ku Kelvi kishte të ftuar ish- banoren e “Big Brother” Xheni Mhillaj dhe e pyeste nëse ishte e virgjër meqe ishte shenja e Virgjëreshës në horoskop. Sakaq, Kastro “ka dënuar” pyetjen e moderatorit duke e cilësuar si të papërshtatshme për atë orar.

Ndërkohë ka reaguar menjëherë Kelvi ku nëpërmjet një statusi në Instagram shprehet: “Kastro Zizo, unë jam rritur duke dëgjuar 2 Farm dhe vazhdoj sot e kësaj dite të dëgjoj Bonito! Nëse jam eksplicit për orën 4 të drekës është totalisht faji yt!  Kështu që mbaj përgjegjësitë e tua dhe të këtij brezi që u rrit me frymën që ti i dhe për të qenë i lirë, pa komplekse dhe vetvetja! I love you too. Ps. Sa për vrimat e mia në vesh, po mendoj të hap të tretën”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027268886566162
array(1) { ["section"]=> string(104) "kastro-zizo-e-sulmon-reagon-ashper-moderatori-i-top-channel-per-vrimat-e-mia-ne-vesh-po-mendoj-te-121125" }