Kastro Zizo sulmon kolegët që i dhanë 0 pikë në “KM”, kërkon ndryshimin e formulës së votimit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:37 10-12-2015

Edicioni i 17-të i Këngës Magjike ka ngjallur shumë diskutime dhe pse kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i tij reagimet në rrjetet sociale dhe media vazhdojnë ende.

I fundit që ka folur është këngëtari Kastro Zizo, i cili këtë vit nuk arriti të ishte në finalen e madhe dhe për këtë bën përgjegjës ata kolegë që sipas tij nuk vlejnë 2 lekë dhe e vlerësuan me 0 pikë.

Kastro ka sugjeruar edhe ndryshimin e formulës së votimit në këtë festival, që sipas tij u bë shkak për sherrin mes Stine dhe Flori Mumajesit.

Postimi i Kastro Zizos:

Dy fjale per kte kenge: Pjesmarrja ime ne "Kenga Magjike" qe rezultat i nje "bashkveprimi" te dy-anshem midis meje dhe producenteve. Nuk e kisha as ne planin me te vogel per te konkuruar. Kisha nje material te bere nga Gramoz Kozeli dhe De Vox dhe sigurisht une që qe e arkivuar ne studio. Vjet dolem me cmim dhe sigurisht karriera ime vazhdoi duke marre nje tjeter cmim ne "Top Fest"...gje qe i ulte mundesite per te rikonkuruar ne shenje solidariteti ndaj artisteve te rinje. Edhe une kam qene si ata...por ja qe struktura dhe menyra e votimit eshte kjo qe eshte. Kisha pa fund (0) pike nga "kolege" qe nuk vlejne 2 leke! Ama jam i lumtur qe u vlersova nga Koleget e vertete(kryesisht finaliste). Por kjo nuk mjaftonte, ajo nuk mjaftoi qe une si rralle here mos te isha pjese e finales. E vuajta pak...bera analize te vetja ..por rrotullo-ç'rrotullo gjerat nuk me dilnin mire. Mbase kjo formule duhet zhdukur se si pasoje solli edhe evente te keqija dhune nga koleget e mi qe jam rritur. Ne na ka rritur publiku dhe jo "rraca" jone(kengetaret).

Kaq kisha te pylli qe ende nuk ka pisha. Respekte eventit dhe lutje per artin Shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055547952651978
array(1) { ["section"]=> string(96) "kastro-zizo-sulmon-koleget-qe-i-dhane-0-pike-ne-km-kerkon-ndryshimin-e-formules-se-votimit-27383" }