Katalanasit zyratarizojnë Dembele brenda pak orësh

Publikuar tek: sport, më 15:52 25-08-2017 Katalanasit zyratarizojnë Dembele brenda pak orësh

Pas një tratative që ka zgjatur pothuaj gjithë merkaton e verës, ditën e sotme pritet të marrë fund  “telenovela Ousmane Dembele”.

Francezi tashmë është larguar nga ”Signal Iduna Park” dhe do të jetë  lojtari më i ri i Barcelonës. Klubi katalanas pritet ta  zyrtarizojë në darkë 20-vjeçarin.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka shpenzuar 105 mln euro, si edhe 45 mln euro bonuse për lojtarin. Francezi pritet të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare.

Talenti francez, do të mbajë veshur fanellën me numër 11 duke zëvëndësuar pikërisht sulmuesin Neymar, i cili la Barçen për Parisin. I konsidearur në France  si një talent premtues dhe pse është  vetëm 20 vjeç ai do të kushtojë si blerja e 2-të më e shtrenjtë në histori pas Neymarit.

Në të shkuarën futbollisti ka qenë pjesë e skuadrës franceze Rennes prej tre sezonesh,  kur u ble sezonin e shkuar nga Dortmund, në verën e vitit 2016 për shifrën e 15 mln eurove.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptarët rikthehen në Beograd, Skënderbeu kundër Partizanit
Shorti i i Ligës se Europës, shqiptarët “pushtojnë” faqen e Partizanit të Beogradit »
Article Logic
Execution time: 0.10324692726135
array(1) { ["section"]=> string(56) "katalanasit-zyratarizojne-dembele-brenda-pak-oresh-90180" }