Katastrofa e ndotjes së detit? Edhe Golemi i mbytur nga plehrat kërkon shpëtim

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:38 09-11-2015 Katastrofa e ndotjes së detit? Edhe Golemi i mbytur nga plehrat kërkon shpëtim

Një katastrofë e madhe ambientale ndodhi para pak ditësh në plazhin e Durrësit, dhe gjithë vëmendja e politikës u zhvendos aty ku tonelata vaj anijesh u shkarkua në det. Rreth 3 Ministri u përfshinë në aksionin për identifikimin e fajtorëve si dhe pastrimin e detit. Dhe kjo është diçka shumë pozitive, por katastrofa ambientale në territorin shqiptar mund të gjesh gjithandej, më së tepërmi në tokë. Ky është edhe rasti flagrant ku që prej zonës së Plepave dhe në vazhdimësi drejt Golemit toka është përmbytur nga masive plehrash. Nuk dihet se çfarë e bën këtë katastrofë tokësore që ka muaj e vite duke u bërë pjesë e përhershme relievit të zonës turistike, më pak alarmante se ajo e vajit të derdhur në detin e Durrësit. 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031359910964966
array(1) { ["section"]=> string(83) "katastrofa-e-ndotjes-se-detit-edhe-golemi-i-mbytur-nga-plehrat-kerkon-shpetim-24994" }