Katër ditë nga fillimi i Euro2016, Parisi blindohet nga forcat e sigurisë

Publikuar tek: bota, më 22:05 06-06-2016 Katër ditë nga fillimi i Euro2016, Parisi blindohet nga forcat e sigurisë

Katër ditë nga fillimi i Euro 2016, me ndeshjen hapëse Francë-Rumani, në ”Stade de France”, prefekti i Parisit, Michel Cadot njoftoi përforcime të tjera.

Mbi 3 000 policë do t’u shtohen rreth 10 000 trupave të gatshme në Paris për të garantuar sigurinë e këtij kampionati evropian futbolli.

“Jemi përgatitur në maksimumin e mundpësive tona”, deklaroi Cadot.

”Megjithatë, kjo nuk nënkupton që rreziku do të jetë në nivelin zero. Nuk ka një kërcënim specifik, por, duke parë konfliktet dhe zhvillimet në Siri dhe Irak, duke parë pozicionin e Francës, rreziku mbetet i madh”, theksoi ai.

“Shtuam mbi 3 000 efektivë dhe ky numër do të rritet duke filluar nga mesi i qershorit”, shtoi Cadot.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025830984115601
array(1) { ["section"]=> string(78) "kater-dite-nga-fillimi-i-euro2016-parisi-blindohet-nga-forcat-e-sigurise-42660" }