Katër lajme që duhet të na trondisin nga themelet

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:52 24-09-2018 Katër lajme që duhet të na trondisin nga themelet

Nga Mentor Kikia.

1-PD paraqiti një projektligj për ndryshimin e ligjit Antimafia, duke parashikuar sekuestrimin e pasurive të kompanive që kanë marrë në mënyrë abuzive, koncensione dhe PPP. PD thotë se situata është e jashtëzakonshme. Oligarkët e Ramës po shtijnë në dorë ekonominë kombëtare. Por që kjo “Antimafia” dhe “Vettingu” i politikës të bëhen, duhet mbështetja e mazhorancës, e cila nuk e jep votën. PS tha sot se vetingu i politikës do të diskutohet vetëm pasi të jetë realizuar reforma e plotë e drejtësisë.

2-Mazhoranca ishte në parlamernt. Ajo tha se Basha të tregojë më parë oligarkët e lidhur me vëllanë e vet. PS solli sërish projektin për ndryshimin e ligjit për Magjistraturën, për të emëruar gjykatës dhe prokurorë të rinj, për të plotësuar vendet që lanë bosh të shkarkuarit e vettingut. PS thotë se situata është e jashtëzakonshme, sepse sistemi i drejtësisë po mbetet pa gjykatës e prokurorë. Por PD nuk i jep votat. Ajo thotë se nuk ofrojmë asnjë lloj bashkëpunimi, pa realizuar më parë vettingun e politikës.

Ndërkohë.....

3-Para Ambasadës Gjermane, sot, qindra infermierë e mjekë, prisnin marrjen e vizave të punës. Presidenti i urdhërit të infermierit tha se deri tani kanë ikur 4000 infermiere në Gjermani.

4-Televizionet holandeze, tregojnë përmes imazheve, sesi të rinjtë shqiptarë, pasi fshihen në fushat përrreth portit të Roterdamit në Holandë, u sulen kamionëve para se të hipin në tragete, çajnë me thika mushamatë dhe futen brenda, apo futen poshtë shasive, për të shkuar në Britani.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita e mëtejshme e shkollës që nuk ekziston
»
Article Logic
Execution time: 0.0047709941864014
array(1) { ["section"]=> string(56) "kater-lajme-qe-duhet-te-na-trondisin-nga-themelet-135445" }