Katër lojtarët që mbetën jashtë “Euro2016”, ja statistikat e tyre me Kombëtaren

Publikuar tek: sport, më 21:36 31-05-2016 Katër lojtarët që mbetën jashtë “Euro2016”, ja statistikat e tyre me Kombëtaren

Milot Rashica, Berat Gjimshiti, Amir Rrahmani dhe Herolind Shala janë katër lojtarët që do të kthehen në shtëpi pas stërvitjes në Austri me Kombëtaren Shqiptare. Trajneri Gianni de Biasi ishte i detyruar të linte jashtë 4 nga 27 lojtarët e thërritur në fazën përgatitore për Kampionatin Europian.

Debati më i madh që po zhvillohet në rrjetet sociale lidhet me emrin e Milot Rashicës. Një talent i vërtetë që këtë sezon ka shkëlqyer me holandezët e Vitesse, duke u aktivizuar në 31 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola.

19 vjeçari mesa duket është penalizuar pikërisht nga mosha e re dhe mosaktivizimi më parë në Kombëtaren A. Rashica ka zhvilluar gjithsej dy ndeshje miqësore me Shqipërinë, kundër Luksemburgut dhe Katarit.

Sa i përket Berat Gjimshitit, 23 vjeçari është penalizuar nga konkurrenca e fortë në repartin e mbrojtjes. Ai ka zhvilluar 6 ndeshje me Kombëtaren, ndërsa me Atalantën në Itali është aktivizuar vetëm në 3 ndeshje.

Amir Rrahmani ka zhvilluar dy ndeshje me Kombëtaren, dhe në kampionatin kroat, 22 vjeçari është aktivizuar në 27 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Në vitin 2013 ai ishte përballë një zgjedhjeje të vështirë, por Herolind Shala preferoi të përfaqësonte Shqipërinë dhe jo Norvegjinë. Pavarësisht dëshirës së madhe, Shala nuk ka arritur të gjejë shumë hapësira në mesfushën e Kombëtares, duke u aktivizuar vetëm në 3 ndeshje. Ndërkohë në Çeki ai ka zhvilluar një sezon të kënaqshëm, me 18 paraqitje dhe 4 gola të shënuara.

Gjithsesi, mos marrja e ftesës nga trajneri De Biasi për Euro 2016, nuk do të thotë se dera e Kombëtares është mbyllur për këta futbollistë. Përkundrazi, mosha e re e tyre është një garanci se në të ardhmen Shqipëria do të mbështetet fuqishëm te këto talente për të përsëritur suksesin e këtij viti. 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konfuzion në media, publikohen “dy lista përfundimtare”, FSHF dhe De Biasi heshtin
Situata në dhomën ku De Biasi njoftoi vendimin, Gjimshiti me lot në sy »
Article Logic
Execution time: 0.018043041229248
array(1) { ["section"]=> string(82) "kater-lojtaret-qe-mbeten-jashte-euro2016-ja-statistikat-e-tyre-me-kombetaren-42055" }