Katër personazhet e Bejtes që mbështetën Trump: Altin Goxhaj, Dritan Kaba, Leonard Koka dhe Petrit Vasili

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:30 09-11-2016 Katër personazhet e Bejtes që mbështetën Trump: Altin Goxhaj, Dritan Kaba, Leonard Koka dhe Petrit Vasili

Në fakt duket se ka qenë aktiv këtë mëngjes Andi Bejtja me një numër statusesh që kanë të bëjnë me zgjedhjet në Amerikë.

Dhe sipas tij, katër kanë qenë personazhet që kanë ngulmuar gjatë gjithë kohës për fitoren e Donald Trump.

Ja personazhet:

1) Altin Goxhaj që Trump duhet ta bëjë qytetar nderi për luftën dhe punën që ka bërë

2) Dritan Kaba këshilltar pranë grupit të LSI-së që i thithte fjalimet e Trumpit si qumështin e nënës

3) Leonard Koka, që thoshte për Gon Duken se "kam Trumpin tim"

4) dhe nga politikanët absolutisht vetëm njëri: nënkryetari i LSI-se Petrit Vasili, i cili sa filloi fushata kishte bërë një vezhgim të hollë: Trumpi i bën Amerikanët të ndjehen amerikanë, ndërsa Klintoni të ndjehen Europiane.

“Shumë njerëz u bënë qorrazi në Shqipëri me Trump, vetem e vetëm prej deklarimeve të Ramës. E vetmja gje që nuk po kuptoj eshtë një kategori shqiptarësh që janë dhe me Trumpin dhe me Ramën njëherësh. Këta duhen studiuar” shkruan Bejtja, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025809049606323
array(1) { ["section"]=> string(108) "kater-personazhet-e-bejtes-qe-mbeshteten-trump-altin-goxhaj-dritan-kaba-leonard-koka-dhe-petrit-vasili-58943" }